Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Dështimi në Bruksel

Shkruar nga: Arben Malaj  
Botuar më: 15 vite më parë

Arben Malaj
Dështimi në Bruksel

Dështimi i delegacionit të Parlamentit të Shqipë-risë, për arritjen e një deklarate të përbashkët për sfidat e vendit tonë, mes delegacionit të Parlamentit Evropian, mund të sjellë efekte negative mbi sfidat tona të integrimit.

Misioni i delegacionit

Takimi i delegacionit midis dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm në mbështetjen e implementimit më të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kjo arrihet duke ndikuar në identifikimin e pengesave për arritjen e standardeve reale në fushën e demokracisë, ekonomisë dhe kohëzionit social. Takimet periodike çdo 6 muaj në Bruksel dhe Tiranë, janë mundësia më e mirë edhe për të vlerësuar krijimin e kuadrit ligjor, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky takim ndërparlamentar është një mundësi shumë e mirë që të përmirësojmë cilësinë reale të demokracisë dhe ekonomisë në vendin tonë. Kur konstatohen përmirësime dhe ato certifikohen edhe nga kolegët tanë të Brukselit, mbështetja e tyre për sfidat e integrimit të vendit bëhet më e qartë dhe konkrete. Kjo e ndihmon vendin të shkurtojë kohën e pritjeve të gjata historike. Kur parlamentarët evropianë, në bashkëpunim me Komisionin Evropian identifikojnë probleme konkrete dhe kërkojnë përmirësimin e tyre, duke i vënë detyra konkrete Qeverisë, Parlamentit, Gjyqësorit, kjo sërish është një kontribut që ndihmon qartësimin e shkaqeve të vonesave tona, duke na imponuar eliminimin e tyre sa më parë.

Dështimi i Delegacionit Parlamentar shqiptar.

I pari për këtë shkak në historinë e Parlamentit Evropian dhe ndoshta i pari edhe në historinë e Parlamentit shqiptar pas viteve ‘90. Në historinë e Parlamentit evropian është hera e tretë e mosarritjes së një deklarate të përbashkët. Kolegët e mi  europarlamentarë me sqaruan se në dy rastet e tjera, në rastin e Turqisë dhe Maqedonisë, delegacionet kanë qenë unike, për të mos pasur një deklaratë të përbashkët me delegacionin e PE-së. Për ne është hera e parë që delegacioni shqiptar nuk arrin konsensusin për një deklaratë të përbashkët me delegacionin e Parlamentit Evropian. Njëkohësisht është hera e parë në historinë e Parlamentit evropian, që nuk arrihet një deklaratë e përbashkët me një vend, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda delegacionit të atij vendit.

Përgjegjësia e dështimit

Në kushte normale, pjesa maxhoritare duhet të synonte maksimumin e konsensusit, për të arritur deklaratën e përbashkët. Ne si opozitë ofruam konsensusin të tërhiqeshim të dy palët, PS dhe PD, nga propozimet tona dhe të jepnin konsensus mbi draftin e propozuar nga PE. Kjo do të mund të reduktonte qëndrimet strikte dhe të miratonte deklaratën e përbashkët. Mosarritja e konsensusit midis nesh tregon përkeqësimin e ambientit politik në vendin tonë.

Pasojat e dështimit

Përgjegjësia e dështimit qartësohet nga pasojat e këtij dështimi...  Akoma është i paqartë efekti negativ i kësaj situate politike mbi liberalizimin e vizave. Delegacioni parlamentar shqiptar ishte unik, në kërkesën për përfitimin sa më parë të kësaj të drejtë për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse nga pikëpamja burokratike, procesi i vizave konsiderohet i ndarë nga procesi i përfitimit të statutit të vendit kandidat, është vështirë të besosh se kjo situatë politike nuk do të ndikojë, qoftë edhe përkohësisht, vështirë të vlerësohet se kjo do të jetë disa ditë apo disa muaj. Do të ishte shumë mirë që të mos kishim asnjë ndikim negativ, qoftë edhe një ditë të vetme.

Komisioneri i Zgjerimit z. Fule theksoi faktin se tensioni politik në Shqipëri, fatkeqësisht po ndodh pikërisht në momentin kur ekspertët e komisionit të zgjerimit po përgatisin opinionin për kërkesën, për përfitimin e statusit të vendit kandidat. Ky opinion që do të përmbajë vlerësime dhe propozime konkrete për përfitimin e statusit të vendit kandidat nga vendi ynë, do t‘i paraqitet Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Edhe pse përfitimi i statusit të vendit kandidat, nga momenti i paraqitjes së pyetësorit në eksperiencën e vendeve të tjera të rajonit ka kërkuar kohë, çdo vonesë e vendit tonë dhe për shkakun tonë që në pikënisje, i bënë më të gjata vonesat tona, për shkak të dështimeve tona.

Përfitimet nga liberalizimi i vizave do të jenë të ndjeshme për shqiptarët, pasi ne kemi rreth 30% të popullsisë që e kërkon këtë, ndërsa përfitimet reale dhe afatgjata të vendit nga integrimi evropian do të vijnë nga përfitimi e statusit të vendit anëtar të BE-së. Çdo vonesë në këtë proces është një kosto e madhe për vendi tonë. Dështimi në Bruksel, sipas komisionerit Fule dhe europarlamentarëve, po krijon kosto mbi këtë proces.

Zgjidhja e ngërçit politik duhet të bëhet sa më parë, duke bërë reformat e domosdoshme deri edhe kushtetuese, jo thjesht për të mbyllur një grevë urie, por për të rritur besimin publik ndaj votës, proceseve zgjedhore dhe për të garantuar standardet demokratike të vendit tonë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama