Incidenti i rende ndodhur ne Mitrovice, eshte deshmia me e fundit e asaj se prej nga vijne rreziqet me te medha per sigurine kombetare te shtetit te ri. Nje perfundim i tille u perforcua madje dhe nga Ambasadori Amerikan ne Kosove, Dell, qe vuri gishtin tek veriu! Por ky incident nuk ndodhi ne nje terren politik shterpe. Rreth veriut, pritet te verifikohen zhvillime ne ditet e ardhshme. Jo thjesht ne pikepamje kohore, ato do te ndodhin pas vendimit te pritshem te Gjykates Nderkombetare te Hages dhe mund ta kene perqendrimin e tyre pikerisht ne veri. Ato u paraprine nga nje klime deklaratash, pozicionesh, vizitash, qe mesa duket jane te lidhura me njera-tjetren. Ne kete klime jane tri palet kryesore qe luajne kartat, por si tregojne ato. Pala serbe ka qene mjaft aktive deri ne ekstrem ne lidhje me veriun e Kosoves.
Oliver Ivanoviç, sekretar shteti per Kosoven, ka folur per nje status te ardhshem te Kosoves, te ngjashem me statusin e Qipros, por pa shpjeguar se cila i binte te ishte "Qiproja turke" e Kosoves. Pavaresisht pergenjeshtrimeve te mevonshme, jane me origjine serbe tezat qe po qarkullojne ne publik per shkembime territoresh. Mund te konsiderohet si frymezim i Serbise dhe pjesemarrja e madhe e serbeve ne zgjedhjet e Parteshit. Parteshi vertet eshte komune e vogel, e krijuar rishtaz, por pjesemarrja ne ato zgjedhje, deften se dhe vete Serbia zyrtare ka pasur interes. Nese do te donte Serbia, pjesemarrja nuk do te ishte 65%. Edhe reagimet, gjoja konfuze te autoriteteve serbe ne lidhje me kete pjesemarrje, dukej sikur e nenkuptonin kete.
Ne reagimet serbe sigurisht duhen futur dhe prononcimet pajtuese te Jeremiçit, per nje zgjidhje qe do ti linte te kenaqur te gjithe. Ate e pasoi ne te njejten linje dhe patriarku Irinej. Serbet madje jane perpjekur per te krijuar "klime pajtimi". U bllokuan germimet per varret masive me urdher te Tadiçit dhe u improvizua nje vizite private, por e mediatizuar e Tadiçit ne familjen Fehmiu. Ne kuader te bisedimeve, sdo te ishte normale prodhimi i lajmeve me viktima te hershme te konfliktit shqiptaro-serb. Ne kete kuader dhe ceremonia relativisht agresive e serbeve ne Gazimestan duhet konsideruar si pjese e krijimit te klimes triumfaliste-trimerim i opinionit publik serb ne perspektiven e bisedimeve eventuale.
Jane disa levizje nderkombetare, qe lidhen me statusin e Mitrovices apo Kosoves se veriut. Kemi pasur brenda pak kohesh disa vizita nderkombetare te nivelit te larte, atje qe me pare skishin ndodhur: Komisioneri Fyle dhe ministri britanik per Europen. Me ne fund ishte Ambasadori Amerikan. Ne lidhje me hipotezat per ndarje qe vijne nga Serbia, Piter Feith, shefi i pranise nderkombetare, Ministri britanik Lidingston, zyrtare te departamentit amerikan te shtetit jane shprehur kunder, por ama insistojne per bisedime, menjehere mbas vendimit te GJND.
Me probabilitet te larte, edhe arrestimet apo hetimet e zyrtareve te Qeverise se Kosoves koicidojne pak si shume me bisedimet eventuale per statusin e Kosoves se veriut. Europianet duken me te vendosur ndoshta per leshime ndaj pales serbe, ndaj per "te ulur rezistencen e Qeverise", po kerkojne me sulm mediatik vazhdimin e hetimeve. Prononcimi i fundit i prokurorit holandez Wresvijk per liste te gjate te akuzuarish dhe per korrikun si muaj sulmi ishte jo rastesor: deklarimet e tij politike ngjajne si te frymezuara nga Lart. Amerikanet nga ana tjeter, me luajale me shqiptaret e Kosoves dhe Qeverine e tyre, e kundershtojne kete koincidence te hetimeve me bisedimet. Ata e konsiderojne Kosoven e pavarur si investim te tyre, qe smund te paraqitet si shtet i deshtuar apo qe sduhet te dobesohet ne nje moment si ky i vendimit te Gjykates se Hages. Njelloj perplasje euro-amerikane vihet re qarte dhe ne publik.
Edhe Qeveria e Kosoves nuk ka mbetur pas. Ajo madje ka folur, por jo shume qarte, per njelloj riorganizimi te Kosoves se Veriut, me gojen e Kryeministrit Thaçi, ndersa ka refuzuar me force shkembimet e territoreve. Por kjo sdo te thote se per veriun nuk do te diskutohet ne te ardhmen, apo se rreth tij sdo te kete vendime te rendesishme. Ne kete kuader duhet pare dhe ardhja e Thaçit ne Durres per takim me Berishen. Si zakonisht faktoret politike ne Kosove, vendas dhe te huaj, vijne ne Shqiperi per te prodhuar konsensus ne Kosove. E ka bere Feithi, menjehere pas bastisjes se Ministrise se Transporteve, e ben Haradinaj, ja ku e beri dhe Thaçi. Tema e bisedes ishte paprekshmeria e kufijve te Kosoves!
Vendimi i Hages dhe reagimet qe duhen
Keto zhvillime kane ndodhur para vendimit te Hages. Me shume gjasa vendimi i pritshem i GJND do te kete dy pamje: Nga njera ane, ai pritet te legjitimoje zhvillimet ne terren, pra shpalljen e pavaresise pas aparteidit te vendosur ne Kosove, ne vitet 80, elementet kushtetues te 74, shpalljen e pavaresise nga Kosova ne vitin 1990 prej institucioneve te ligjshme, luften per liri, operacionet zyrtare per pastrimin etnik, etj, dhe do ta konsideroje pavaresimin si zhvillim qe smund te kthehet mbrapsh. Nga ana tjeter, prej frikes se vendosjes se nje precedenti qe mund te vleje per zona te tjera ku ka probleme minoritetesh, GJND do te permende dhe faktore legale qe jane kunder shpalljes se pavaresise. Tek keto elemente do te kapet pala serbe. Me siguri dhe europianet, pasi qe Kosova ndodhet ne oborrin e tyre, do ti perdore ato argumente per te shtuar presionin mbi palen kosovare.
Nuk dihet se çfare po luhet, por ka disa ide qe duhen konsideruar me kembengulje per procesin qe do te zere fill pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Hages.
Faktori shqiptar duhet te reagoje i vendosur si komb ndaj kercenimeve per ndarjen e Kosoves. Klasa politike kosovare gjithashtu duhet te prodhoje konsensus sa me te gjere rreth bisedimeve te pritshme me Serbine, sepse Qeveria nen presionin e hetimeve ka autoritet te cunguar. Ne kete kuader, krijimi i nje strukture te ngjashme me Grupin e Unitetit, por me elemente te tjere shtese, do te sherbente per ti dhene me legjitimitet çdo vendimi te ardhshem. Ai do te duhej qe te formulonte vijat e kuqe, per bisedimet eventuale teknike me Serbine. Per tu shenuar qe idene e nje Keshilli te tille, e ka mbeshtetur dhe kreu i nderkombetareve ne Kosove, Piter Feith. Edhe hartimi i nje strategjie per njohjet eshte jetik per Kosoven, kur nje Ministri e Jashtme e dobet ne burime njerezore dhe materiale, konsideron si rrezik elektoral perpjekjet e politikaneve si Pacolli, per te lobuar per njohjet! Madje, ajo eshte mjaft pasive ne aktivizimin e te gjithe miqve te Kosoves, nderkombetare apo shqiptare qofshin ne procesin e njohjeve.
Keto vendime duhen marre sa me pare. 20 dite, aq sa na ndajne nga vendimi i pritshem i Gjykates se Hages, nuk jane shume, per te percaktuar hapat e rinj ne lidhje me ate çka e pret Kosoven. 20 dite jane pak per te formuluar nje strategji sa me konsensuale per procesin qe do te zere fill me vendimin historik te Hages.