Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Shumë pak ka ndryshuar prej 1996

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 15 vite më parë

Mentor Nazarko
Shumë pak ka ndryshuar prej 1996

Me mbylljen e Parla mentit, jeta politike publike pëson një tkurrje të imagjinueshme, dëshmi kuptimplotë e faktit se Parlamenti është qendra e kësaj jete. Po kjo ditë nuk është megjithatë momenti për ti thurur elegji Parlamentit, por ndoshta për të bërë disa skicime të bilancit me të cilin politika do të hyjë në sezonin e ri që hapet në shtator.

Po e nisim këtë bilanc që në fillim, me një përkufizim të trishtë. Jemi duke vëzhguar thuajse të pafuqishëm betejat e fundit për rikonfigurimin e modelit të vjetër berishian të pushtetit sepse mesa duket huqet vështirë të hiqen në...  këtë moshë. Është ai model që u ndërtua prej tij në vitin 1992 dhe që u shkërmoq në vitin 1997, nën forcën e revoltës kaotike popullore, të administruar nga një ushtri shumëkombëshe e NATO-s.

Ditët e fundit të Parlamentit ishin të mbushura me beteja të shënjuara personalisht prej këtij protagonisti zëmadh të politikës shqiptare për të shtënë në dorë Gjykatat më të rëndësishme të vendit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Prokuroria nën manovrat e tij, me kufizim mandati dhe pushteti, edhe me votën e opozitës që ka miratuar ndryshimet e Ligjit të Prokurorisë njësoj verbërisht si amendamentet kushtetuese, e ka humbur forcën e vet. Mediat gjithashtu e kanë humbur forcën, nën presionin e fortë të pushtetit mbi bizneset e pronarëve unikë që zotërojnë testatat kryesore.

Pak flamuj të dobët pavarësie valëviten në hapësirën publike, ndërsa shfaqen flamuj laramanë mediash servile që lindin për ti bërë fresk pushtetit. Në darën e krizës, nën mëshirën e pushtetit, për shkak të paligjshmërisë së vet, biznesi shqiptar nuk ka krijuar ndonjë qendër apo aleancë fuqie jopolitike që ta ndikojë qeverisjen, të krijojë media të reja të pavarura, hiq ndonjë konvertim biznesmeni në politikan në të dy krahët, më shumë për të përfituar imunitet. Monopolet janë aty ku ishin, janë shtuar dhe të tjerë dhe ekonomia duket qartë se kontrollohet nga njerëz afër Qeverisë siç dëften pafuqishëm me gjithë ekzagjerimet, një zë i opozitës si Erion Braçe. Nuk ka asnjë reformë ligjore progresiste për të cilin biznesi të mund të mburret si meritë e tij, hiq rastin e bashkimit të votave të krahëve për legalizimet e ndërtimeve.

25 rrëzimet nga Gjykata Kushtetuese të ligjeve të miratuara prej kësaj shumice në 6 vjet, tregon se kjo Qeveri ka prirje të mbrapshtë, për ta kthyer rrotën e historisë, dhe mungesë të vetëdijes legale. Në këto rrëzime të bien më shumë në sy, 5 rrëzimet e ligjeve qeveritare për pronat, që kanë një emërues të përbashkët: titujt e pronësisë, të mos jepen, apo të kontestohen nga gjykatat, por nga administrata, nga individë afër kryeministrit. Grupi parlamentar i shumicës, mbetet i fortë edhe nën kontrollin e "parimit të votës së hapur", që kjo Qeveri të bëjë si të dojë. Kudo.

Shoqëria civile nuk ka asnjë lloj force, madje është shumë larg forcës së kësaj shoqërie në Kosovë. Edhe dikur, ajo heshtte për lindjen, zhvillimin dhe rënien e piramidave.

Sikur të mos mjaftonin bëmat tona, në këto pak vite, fqinjët agresivë, po e forcojnë ndikimin në zhvillimet e brendshme falë tërheqjeve të vazhdueshme ndaj presionit të tyre, megjithëse Shqipëria sot duhet të ishte më e fortë se kurrë më parë. Regjistrimi i popullsisë mbi bazë feje dhe kombësie, do ta shndërrojë madje Shqipërinë në një terren ku ata do të përplasen, pasi që kanë mbjellë sistematikisht farën e ndasive të 3 milionë shqiptarëve nëpërmjet kartave të pensioneve, të homogjenizimeve, të bursave, të shkollave fetare, etj, etj, të toleruara verbërisht nga dy llojet e shumicave në pushtet.

Po opozita?

E keqja më e madhe është se opozita është gjithashtu shumë e dobët, me përjashtim të njëlloj gjallërimi muajin e fundit, që megjithatë vuan nga mungesa e strategjisë. Kjo opozitë nuk po arrin të kapitalizojë as aksionet e aktivitetit radikal që zhvilloi nëpërmjet grevës së urisë, që megjithëse jo shumë estetike, të paktën kishte njëlloj kauze. Opozita ka në krahun e vet një rezolutë të Parlamentit Europian, por dhe ajo nëse nuk ekzekutohet në kohë, e humbet vlerën e vet. Gabimet fatale në miratimin e ndryshimeve kushtetuese mundësuan goditjen e institucioneve të pavarura që ajo sot kërkon të mbrojë pafuqishëm.

Ende mbahet mend paqja transversale që e bëri të heshtte opozitën me rastin e Gërdecit, por dhe sot opozita hesht me rikthimin në pushtet të shumë prej atyre që janë bashkëfajtorë në Gërdec. Sot pra kjo opozitë nuk imponon dot asgjë, nuk fiton dot asnjë betejë të vockël, pa le më të madhe. Nuk gjendet në Parlament kur mund të bashkojë votat me LSI-në, dhe të miratojë kandidaturat serioze të propozuara nga Presidenti, angazhohet në beteja antikorrupsion që mund të ishin dhe më efektive nëse do të ishin kundër kryeministrit vetë dhe jo një ministri të LSI-së. Dhe nëse nuk do të ishte ai njeriu që po përfundon mandatin e vet diplomatik, kjo opozitë mund të kishte ngritur duart lart dhe për SHISH apo për Gjykatat. Kjo opozitë duket mjerisht sikur nuk ka mësuar asgjë nga humbja e 2009.

A mjafton kaq, për të shpallur në mënyrë pesimiste se jemi pranë rikonfigurimit të modelit berishian të pushtetit? Po, sepse ky Berisha i sotëm, nuk ka mësuar gjithashtu asgjë nga humbja e pushtetit në 1997. Përpjekjet e tij jotrimërore (duke u fshehur pas një deputeti province që demek propozon kufizime mandati të kreut të SHISH dhe imitimeve allafanoliane të ligjërimit parlamentar), dëftejnë se ai e ka obsesion kontrollin e këtij Shërbimi. Qoftë dhe duke u përplasur në distancë me SHBA-në, apo NATO-n, madje edhe kjo ngjan njëlloj si në mandatin e parë, kur ata që kanë memorie personale, e dinë mirë sesi abuzoi. Askush nga opozita, pasi u kuptua qartë se kryeministri nuk e kishte hallin tek modernizimi i këtij shërbimi nuk i kujtoi se pse i duhej sërish kontrolli mbi të. Janë të freskëta bëmat e SHISH të dikurshëm: vazhdon gjyqi për Remzi Hoxhën i zhdukur pa nam dhe nishan dhe ka gazetarë kurajozë që vuajnë përjetësisht pasojat e keqbërjeve kriminale të atij shërbimi.

Opozita spo kupton se nëse kjo shumicë, arrin të shtjerë në dorë edhe Gjykatat më të rëndësishme të këtij vendi, që e ruajtën pavarësinë falë kushtetutës së 1998, atëherë Berisha mund të fitojë lehtësisht çdo lloj zgjedhje. Kjo opozitë spo kupton se në këtë inkursion ndaj institucioneve të pavarura, ka brenda një luftë për kohën: ato duhet të bien në dorë para zgjedhjeve lokale. Kur të bjerë në dorë dhe Presidenca para zgjedhjeve parlamentare të 2013, atëherë ska më asnjë lojë politike demokratike nëpërmjet zgjedhjeve, por regjimi instalohet plotësisht.

Dikush mund të thotë se ky është shansi ynë. Një Berishë që ka në dorë shumë "xhephane", që kontrollon shumë institucione, do të bëjë gabime më shumë. Sepse ngjashëm si në vitin 1996-1997, ekonomia është në krizë dhe po përplasemi në distance me SHBA-të, madje dhe atëherë opozita ishte shumë e dobët. Kjo është një qasje fataliste që sduhet pranuar: nëse ne mendojmë se Berisha është i njëjti, atëherë opozita sduhet të pranojë se në këto 13 vjet ka bërë, çka bërë dhe është rikthyer përsëri i njëjti sikur në 1996.

Megjithatë shumë gjëra ngjajnë me 1996, ndaj kjo verë politike është e trishtë. Është e trishtë, jo thjesht pse reporterët e rinj të mediave që më së shumti kontrollohen nga Qeveria skanë çlajm të prodhojnë për të përmbushur detyrimet ditore profesionale. Por edhe pse kjo shoqëri ka ndryshuar pak prej atëherë. Ky ndoshta është problemi më i madh!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama