Çdo sistem politik i majtë apo i djathtë, pavarësisht nga debatet për rolin e shtetit në ekonomi dhe politikën e taksave, është i angazhuar në arritjen e kohezionit social...
...pra nga rritja ekonomike të përfitojnë të gjitha shtresat sociale, dhe barra e taksave të shpërndahet më mirë midis këtyre grupeve.
Po kështu është pranuar që rritja ekonomike të realizohet në kushtet e një inflacioni të ulët dhe kjo është më e drejtë nga pikëpamja sociale. Kjo, sepse vlera reale e çdo të ardhure në trajtë; page, pensioni, ndihme sociale apo edhe fitim nga aktivitetet private është e kushtëzuar nga niveli i inflacionit. Rritja e inflacionit gërryen fuqinë reale të pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale.
Ndaj të gjitha qeveritë në çdo vend të botës në objektivat themelore të politikave të tyre ekonomike, përfshijnë detyrimisht edhe nivelin e ulët të inflacionit. Për të mbajtur nën kontroll inflacionin u është dhënë pushtet absolut bankave qendrore të të gjitha vendeve. Sa herë që kryeministra dhe presidentë kanë debatuar rreth pavarësisë absolute nga banka qendrore, rezultati përfundimtar i tyre ka qenë sërish në favor të bankave qendrore. Kjo edhe për faktin që një impakt negativ mbi inflacionin kanë edhe deficitet dhe borxhet e larta publike. Një argument tjetër për rëndësinë e treguesit të inflacionit është edhe fakti që pranimi në Eurozonë nuk kushtëzohet nga niveli i rritjes ekonomike që kanë vendet kandidate, por nga niveli i inflacionit, deficitit dhe borxhit.
Janë këto disa momente për të kuptuar pse ky tregues është kaq i rëndësishëm, pse inflacioni kërkohet të jetë sa më i ulët dhe pse qeveritë duhet të shqetësohen kur inflacioni tenton të rritet.
Në debatet ekonomike e politike inflacioni konsiderohet një tatim indirekt, një tatim, i cili rëndon mbi të gjithë, por që prek më shumë shtresat më të varfra të shoqërisë. Pikërisht sepse është një tatim pa ligj, inflacioni konsiderohet vjedhje me maskë.
Problemi social i inflacionit bëhet shqetësues për faktin që ai godet më shumë shtresat më të varfra të shoqërisë.
Këtu ka disa argumente konkrete. E para, pesha specifike e pagave, pensioneve, ndihmës sociale që përdoret për nevojat më jetike, ushqimet dhe ilaçet është shumë më e madhe tek familjet më të ardhura të pakta. Një pensionisti, një të papuni dhe një të paafti, ushqimet dhe ilaçet i zënë nga 60-80 % të të ardhurave mujore, ndërsa për një person me të ardhura të larta kjo shifër mund të jetë 20-30%.
Çdo ndryshim i kostos së ushqimit dhe kostos së kujdesit shëndetësor i godet grupet me të ardhura të ulëta gjithnjë e më shumë, i bën këto grupe sociale më të varfra, e bën shoqërinë tonë gjithnjë e më brishtë nga pikëpamja e kohezionit social.
Lidhur me realitetin tonë. E para, kohët e fundit po konstatohet se kredibiliteti i shifrave të inflacionit është i cenuar rëndë.
E dyta, kohët e fundit po vërtetohet një tendencë në rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, siç është nafta dhe ushqimet. Sipas eksperiencave të krizave të mëparshme, rritja e çmimit të naftës do të krijojë efektin zinxhir mbi lëndët e tjera, ndërsa rritja e çmimit të grurit dhe ushqimeve të tjera do të krijojë një efekt zinxhir të rritjes së çmimeve mbi mallrat e konsumit.
E treta, rritja e kostos së kujdesit shëndetësor. Është prekur shërbimi jetik më të cilin ballafaqohen më shumë pensionistët, të sëmurët, të paaftët, pra grupet sociale më të ekspozuara të shoqërisë sonë. Nuk mund të mos mbajmë parasysh që një pjesë e mirë e kostove të rritura, por të papasqyruara as nga metodologjitë bashkëkohore të Institutit të Statistikave janë pagesat informale, pagesat korruptive dhe pagesat për medikamente të munguara, që është bërë fenomeni më i përhapur, më i rëndë dhe më shqetësues për çdo person që vetë apo familjarët e tij detyrohen të shtrohen në spitale pa medikamente.
E katërta, sistemi shëndetësor shqiptar është vlerësuar shumë i prekur nga korrupsioni, u prek rëndë nga shkurtimet buxhetore, dhe së fundi po preket edhe nga inflacioni i kostove të tarifave dhe kostos së medikamenteve.
Është e qartë se inflacioni monetar do të rritet deri në fund të vitit, Qeveria nga ky tatim indirekt mund të marrë disa të ardhura më shumë nga doganat dhe tatimet, por burimi i këtyre të ardhurave nuk është rritja e performacës së tyre, por rënia e fuqisë blerëse të pagave, pensioneve, asistencës sociale për papunësinë dhe paaftësinë, rritja e tyre vjen nga rritja e varfërisë.
Tendenca për të mbuluar këtë rritje të varfërisë me inflacionin e deklaratave euforike të Qeverisë, hipokrizia politike për të fshehur përmasat, risqet dhe pasojat e inflacionit në rritje për mallrat e shërbimet më jetike është moralisht e papranueshme.