Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Z. Janullatos, të gjithë njerëzit janë të Perëndisë

Shkruar nga: Mentor Kikia  
Botuar më: 15 vite më parë

Mentor Kikia
Z. Janullatos, të gjithë njerëzit janë të Perëndisë

Nuk kishte asnjë surprizë në atë që pasoi vrasjen e një burri në Himarë. Qeveria greke nuk vonoi të lëshonte një deklaratë të fortë, të kujtonte marrëveshjet dypalëshe dhe të drejtat e pakicave kombëtare dhe, padyshim t’u kërkojë autoriteteve shqiptare ndëshkimin e autorëve të krimit.
Vrasja e një njeriu është padyshim një krim i rëndë, pavarësisht në ç’rrethana ndodh krimi, pavarësisht gjinisë, racës apo kombësisë së viktimës. Dhe këtu nuk ka asnjë ekuivok, ai krim është i dënueshëm dhe autori apo autorët, duhet të marrin dënimin maksimal që parashikon ligji i vendit të tyre. Deri këtu ndajmë të gjithë të njëjtën dhimbje për viktimën dhe të njëjtën urrejtje për autorët.

Por, pas kësaj fillojnë absurdet ballkanase, fillojnë reagimet kryeneçe nacionaliste, fillojnë ngërdheshjet diplomatike. Ministria e Jashtme greke reagoi me nxitim dhe ashpër, a thua autor i krimit ishte vetë policia shqiptare, a thua qeveria kishte vendosur t’u ndalonte himarjotëve, shqiptarë e grekë, të flisnin greqisht, a thua qeveria kishte vendosur t’i shpërngulte himarjotët nga trojet e tyre e t’i dërgonte në tokat që lanë çamët dhunshëm në mesin e shekullit të kaluar. Ishte një krim, një krim si ai që ndodhi një ditë më parë edhe në Durrës, një krim si ai që ndodhi një javë më parë edhe në Shkodër, në Kukës, Elbasan e gjetkë. Ishte një krim si ata që ndodhin çdo ditë rrugëve të Athinës, ishujve të Egjeut e anembanë botës, të zhvilluar apo të prapambetur. Por, përse atëherë duhej të nxitonte Athina të implikohej në një ngjarje të tillë, pa asnjë prapavijë politike, pa asnjë kontekst nacionalist zyrtar dhe pa asnjë suport shoqëror e publik? Pas këtyre akrobacirave diplomatike të Athinës, Vasil Bollano, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, nuk vonoi të lëshonte edhe broçkulla të tilla, si ato të tipit “të përzëmë pushuesit nga Himara”. Në fakt, Bollano mund edhe ta provonte këtë, për të parë nëse pronarët e hoteleve e shtëpive do ta mbështesnin apo jo, por kjo është tjetër temë.

Sikur të mos mjaftonin reagimet e politikës, në Tiranë, u zgjua edhe Kryepeshkopi Anastas. Edhe ai i kërkoi shtetit të zbardhë këtë ngjarje dhe të dënojë autorët dhe nuk harroi të paralajmërojë se veprime të tilla, përbëjnë kërcënim për klimën e bashkekzistencës paqësore dhe për më tepër, janë rrezik për të ndezur përplasje dhe urrejtje të reja. Janullatos është Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe, si njeri i perëndisë, ai duhet të shqetësohet njësoj kur çdo njeriu të sjellë në jetë nga Zoti (sikundër thotë edhe feja e tij), ia marrin jetën pa të drejtë, sikundër të ndjerit Guma në Himarë. Por deri tani, ne nuk kemi dëgjuar gjëkundi, që Kryepeshkopi Anastas të ngrejë zërin për vrasjen e ndonjë shqiptari, për vrasjen e ndonjë gruaje, ndonjë fëmije, në Shqipëri apo kudo pjesës tjetër të botës. Dhe mirë ka bërë që nuk është përzier në këto punë, pasi këto janë punë të shtetit dhe kisha ka rrugën e saj, e cila nuk kryqëzohet gjëkundi me atë të shtetit dhe drejtësisë. Por, në rastin e fundit, zoti Janullatos nuk ndenji dot pa treguar se ai nuk është një njeri që predikon fjalën dhe urtinë e perëndisë, por është thjesht një prift grek, që ka okupuar kishën shqiptare dhe si i tillë, sa herë që shtypet butoni në Athinë, ai duhet të lëvizë prapanicën nga karrigia e ngrohtë e tij në Tiranë, për të bërë atë që i thuhet të bëjë. Sa të rinj shqiptarë janë kthyer në arkivole zoti Janullatos dhe janë vrarë rrugëve të Greqisë, në shumë raste edhe vetëm se kanë qenë shqiptarë. Një i ri shqiptar, vetëm sepse gjatë një ndeshjeje futbolli po mbante mbi supe flamurin e skuadrës së vendit të tij, u masakrua me thika nga bashkëmoshatarët grekë. Por asnjë zyrtar në Tiranë nuk ka thënë se kjo po cenon marrëdhëniet mes dy vendeve. As kisha dhe as juve nuk reaguat e denjuat të thonit dy fjalë, meqë jeni edhe shtetas grek edhe peshkopi ynë. Ajo që ndodhi në Himarë ishte një vrasje zoti Janullatos, ishte një krim që mori pas urrejtjen e mbarë shoqërisë shqiptare dhe që do të hetohet, gjykohet e ndëshkohet si gjithë krimet e tjera. Pas asaj që ndodhi në Himarë, në emër të nacionalizmës që ju dhe padronët tuaj në Athinë e predikoni aq shumë, bashkëjetesës dhe paqes shoqërore, njerëzit ndërtuan një barrikadë në rrugë. Ata e bllokuan qarkullimin, bllokuan kalimin e makinave dhe mijëra njerëz, burra, gra e fëmijë, të cilët po shkonin të pushonin edhe në Himarën që Bollano e trajton si çiflig, e kaluan natën nëpër makina. Ndërsa policia shqiptare, që kishte gjithë të drejtën ligjore të ndërhynte me forcë, ashtu siç bën policia greke kur grekët zënë rrugët, qëndroi në heshtje vetëm e vetëm të mos e acaronte situatën. Kjo, juve padyshim që nuk ju bën përshtypje.
Ndërhyrja e Kryepeshkopit dhe reagimi i Athinës padyshim që meritonte edhe reagimet e politikës shqiptare, e cila ndër veti ngërdheshet dhe zbraz gjithë arsenalin e armatimeve, por kur vjen fjala për të reaguar ndaj ndonjë deklarate të tillë, fsheh prapanicën gjithë servilizëm. Kryeministri Berisha dënoi vetëm krimin, ndërsa opozita, edhe më keq akoma, akuzoi qeverinë si fajtore për vrasjen e shtetasit shqiptar me kombësi greke.

Megjithatë, të gjithë duhet të jenë të qetë, se bashkëjetesa mes nacionaliteteve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë po aq miqësore e paqësore sa ka qenë në vite, pavarësisht fitilave që ndezin janullatosët dhe politikanët në Athinë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama