Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Berisha dhe stili politik i opozitës

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 15 vite më parë

Mentor Nazarko
Berisha dhe stili politik i opozitës

Fushata e akuzave të ndërsjella për korrupsion midis opozitës dhe shumicës në pushtet ka arritur në një moment të paneglizhueshëm që meriton vëmendje. Për më shumë, ditët e fundit doli në vetë të parë në fushën e betejës Kryeministri Berisha. Themi në vetë të parë, pasi duke njohur teknologjinë e tij të marrëdhënieve publike, stilin e tij prej shkrimtari të munguar, në të gjitha deklarimet e deputetëve të PD-së, pa asnjë dyshim, është dora e tij.

Në gjithë angazhimin e tyre, në përzgjedhjen e fytyrave të reja që duhet të japin më shumë prova besnikërie, qëndron gjithashtu mendja e tij. Qëllimi i parë i dukshëm i tij është manipulimi i opinionit publik nëpërmjet kumtimit të akuzave të forta prej fytyrave të pakonsumuara. Por qëllimi tjetër, më i rëndësishmi, duket se është ruajtja, mosafishimi i tij në një betejë nga ku mund të hajë topa balte direkt në fytyrë dhe lënia e hapësirës për të individualisht për negociatat e ardhshme në lidhje me problemet e zgjedhjeve të shkuara...

Por çfarë tha Berisha? Dhe çfarë sjell të re kjo betejë në pikëpamje politike, të stilit të të bërit opozitë dhe në pikëpamje juridike?

Kryeministri pranoi në mënyrë implicite se në deklarimin e pasurisë së zonjës Albana Vokshi ka probleme. Ndërkaq ai nënvizoi se ato vijnë prej mungesës së një ligji të përshtatshëm për deklarimin e pasurisë së atyre, që ai i quajti "partnerë" të subjekteve të detyruar për deklarimin e pasurisë. Ky justifikim në fakt është i gënjeshtërt. Ligji në fuqi detyron deklarimin e pasurisë edhe të partnerëve, megjithëse nuk përdor fjalën "partnerë", por "persona të lidhur". Në nenin 1, ashtu edhe në nenin 21 të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 flitet për persona të lidhur dhe kjo nënkupton edhe partnerin familjar, bashkëjetuesin, etj. I gjendur para reporterësh që konsumojnë pa përtypur "ushqime të tilla", Kryeministri e hodhi lumin në lidhje me akuzat që opozita po u bën prej kohësh njerëzve të tij më të afërt. Sigurisht u kujdes që të mos e ekstremizonte shumë lojën, në mënyrë që të mos bëhej dhe ai bashkë me familjen e tij subjekt i sulmeve të ardhshme të opozitës.

Në fakt, as opozita nuk duket se hëpërhë ka ndërmend të sulmojë Kryeministrin drejtpërdrejt. Ajo po e godet në rrethin më të afërt të njerëzve të tij, ndoshta për ta detyruar atë të bëjë koncesione për rihapjen e çështjes së kutive dhe reformës zgjedhore. Këtu hymë në konsiderata politike të kësaj beteje- qëllimi i opozitës.

Opozita po godet njerëzit e shumicës edhe në një përpjekje për ta rishpikur veten në një qasje më të fortë dhe akuzatore ndaj Qeverisë. Ky është një ndryshim i rëndësishëm stili politik krahasuar me atë çka ka bërë opozita më parë dhe për këtë arsye shfaqja e saj duhet të sillte ndryshime cilësore, të rëndësishme, krahasuar me veten, por edhe me palën përballë.

Në stilin aktual të opozitës vihet në dukje e njëjta prirje me Qeverinë për të shfaqur në rol akuzues fytyra të reja, të ndryshme, të shumta si në një ansambël. Në pikëpamje të PR-it, këtu ska asgjë për të qortuar. Ama një pyetje del e ligjshme: njerëzit që dalin për PS-në, janë të bindur katërcipërisht për akuzat që thonë, apo njësoj me homologët e tyre të PD-së, e bëjnë pse jua kërkon kryetari i tyre, pse duhet të rrisin peshën e tyre publike, për tepricë zell etj.? Do ishim në vendnumëro në pikëpamje të stilit, nëse këta njerëz nuk do kishin bindje në akuzat, por thjesht i bënin pse e tillë është logjika e një partie politike.

Opozita në akuzat e veta, megjithëse po kapërcen veten, hëpërhë mbetet në stilin e oponencës së bërë nga partia e Berishës dikur në pakicë, apo dhe sot edhe për diçka tjetër. Këtij stili i mungojnë referencat ligjore, i mungon qasja ligjore në përgjithësi. Është e vërtetë se në një konferencë për shtyp nuk mund të përmendësh vend e pa vend nene ligjesh të shkelura nga ata që akuzohen. Por megjithatë, brenda një fushate të tillë duhet të gjenden forumet më të përshtatshme për të ofruar referenca ligjore - ka emisione, ka televizione lajmesh ku ke hapësirë për tu ofruar diçka shtesë argumenteve politike, apo akuzave politike. Mund të gjenden njerëzit që të artikulojnë argumente ligjore.

Qasja ligjore mungon edhe për një arsye tjetër. Akuza të tilla duhet të përfundojnë në organet hetimore. Nëse këto organe të lodhura me pafundësinë e akuzave të ndërsjella të palëve nuk nisin hetimet kryesisht, atëherë vetë opozita duhet të lëvizë duke i dorëzuar faktet që pretendon në prokurori. Përndryshe, çfarë dallimi ka ky stil i të bërit opozitë, kjo qasje e fortë nga ajo e Berishës dikur dhe sot, që me mijëra akuza të veta patetike i ka dënuar hipotetikisht të gjithë rivalët me disa burgime të përjetshme njëherësh, por në realitet skemi asnjë vërtetim ligjor të tyre?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama