1. Me apo pa parti të vogla?
Mesa duket, sistemi ynë politik po shkon hap pas hapi dhe pakthyeshmërisht drejt dypartitizmit, plus LSI.
Të dy shefat aktualë, respektivisht të PD-së dhe PS-së, nuk parapëlqejnë apo nuk duan më të lodhen me ekuacionet e komplikuara, plot të papritura dhe kapriçio, me parti të vogla apo partiza të ndërmjetme. Në të vërtetë, ky shndërrim politik i sistemit tonë politik e ka gjenezën dhe kulmin e vet në ndryshimet kushtetuese dhe ato të Kodit Zgjedhor, të vitit 2008.
Këto ndryshime, janë stacioni i një marrëveshjeje të thellë dhe të qëndrueshme në kohë dhe sidomos në efektet e ashtuaquajtura sekondare ndaj të Tjerëve, kushdo qofshin të Tjerët në hanin apo lagjen e politikës shqiptare.
“Torta” e influencës dhe pushtetit politik u nda mëdysh dhe betejës për ekzistencë i mbijetoi vetëm LSI-ja, falë një fushate me frymë radikale që godiste, thuajse baraz, të dyja krahët e politikës së atëhershme.
Mirëpo, kjo mbijetesë e shumëvuajtur dhe e paguar shtrenjtë, vetëm sa e moderon disi, por nuk e ndryshon dot thelbin e thellë dhe me prirje të qarta dypartiake.
A e kemi ne, shqiptarët, kulturën politike anglo-saksone që ka të njëjtën skemë?
A duhet ta kemi një skemë të tillë, pavarësisht kulturës politike që kemi apo s’kemi, për të realizuar një democraci të qëndrueshme dhe të mbrojtur?
Përgjigjia shteruese e këtyre pyetjeve parashtruese kërkon një analizë të gjerë dhe shumëdimensionale. Por, nga ana tjetër, pavarësisht përgjigjes që mund të marrim nga kjo analizë, edhe më e sakta qoftë ajo, është vullneti politik i dy forcave më të rëndësishme aktuale që vendos, pasi elektorati, ndonëse ka një masë të luhatur dhe një masë të pavendosur, nuk ka hapësira të shumta përzgjedhëse.
Gjinushi, Milo, Ngjela, Dule, Ndoka, Veliaj dhe emra të tjerë, mund të kenë qenë dikur diçka më shumë, por sot, politikisht, kanë vetëm një foltore dhe një copëz të vogël ekrani, kur dhe ku ta dojë Partia Socialiste. Dhe kjo, pavarësisht vlerave apo antivlerave që mund të mbartin sipas gjykimeve të ndryshme këto emra, është në vetvete një bjerrje, një varfërim.
Pollo, Imami dhe Ceka, tashmë janë PD.
U dëshmua, pra, se eksperimentet e partive alternative, me pikënisje idealiste apo pragmatiste, patën fundin e tyre.
Të dhimbshëm, të vuajtur dhe, mesa duket, përfundimtar.
Të vetmit të mbijetuar, e mbështesin forcën e tyre tek pakicat lokaliste, kulturore apo etnike, si rasti i Dules apo Idrizit.
Dy dinozaurët politikë, të themeluar në vitin ’91, PD-ja dhe PS-ja i mundën, i hëngrën, i shkelën apo i mashtruan, ata, të Tjerët. Sesi ndodhi kjo, është detyrë e historisë t’i përshkruajë.
Realiteti fotografik, është se sot Berisha dhe Rama, janë shumë të fuqishëm, demokracia apo më saktë prirjet demokratike, më pak.
Shumë dukuri që lidhen me marrëveshjet PD-PS, qofshin këto të hapuara apo konfidenciale, qofshin këto të shëndetshme ose më pak të shëndetshme, janë dukuri, që drejtëpërsëdrejti ngurtësojnë një lidership dypartiak, jashtë të cilëve nuk ka hapësira të treta dhe nuk ka alternativa politike apo vendimmarrëse.
Në këtë pikë, historikisht PD-ja dhe PS-ja nuk kanë pasur asnjëherë as konflikt dhe as ndonjë para konflikt.
Zgjedhjet e viti 2009 nuk prodhuan më shumë alternativa dhe nuk kishin sesi.
Kodi elektoral i vitit 2008 masakroi artistikisht, në mënyrë të paramenduar dhe të paracaktuar Gjinushin, Milon, Veliajn, Ngjelën, Ndokën dhe cilindo “guximtar” Tjetër.
***
Tani afrojnë një palë zgjedhje të reja. Produkti kryesor nuk mund të jetë surprizë. Ai, cilidoqoftë, do të jetë ose nga PD-ja ose nga PS-ja.
“Rrugë të mesme, s’ka!“
Nuk dimë edhe për sa kohë, për shumë kohë akoma.
Tryeza për ndryshime të Kodit Zgjedhor, është që në lindje një tryezë e lodhur dhe më së shumti një tryezë pa këmbë.
“Të Tjerët”, kushdoqofshin ata, duhet të zgjedhin: “të hypin në karron blu apo në karron rozë!” apo të ngelen në këmbë për të bërë thjesht një shëtitje dhe jo luftë politike.
Thellë-thellë, ndonëse në pamje të jashtme duket sikur fati i të vegjëlve është i paracaktuar nga një marrëveshje “konspirative” dhe e qëndrueshme, PD-PS, janë padyshim edhe vlerat e munguara parashtruese të këtyre “individëve parti“, që i kanë dënuar të mbeten ca ishuj të vegjël në fundosje e sipër.
Paaftësia e tyre për të patur një vizion të guximshëm politik, për të krijuar një Parti të Madhe të Qendrës, me krahun e vet të Majtë dhe të Djathtë, pritshmëria e ndonjë kompromisi të dhuruar nën rrogoz, përçarja midis tyre, varfëria aktuale në “karburant” njerëzor dhe financiar, janë vetëdënimi i tyre më i madh.
E pra, duam apo s’duam, në gjeografinë politike shqiptare, në gjeografinë e interesave të pushtetit dhe interesave ekonomike, nuk do të raportohet asnjë gjë e re, edhe për ca si shumë kohë.
Zgjedhjet e pritme të vitit të ardhshëm do të jenë kryesisht zgjedhje dypartiake dhe partitë e vogla do të rrudhen edhe më.
Për më mirë apo për më keq, Koha do ta tregojë.
2. Saga e Entelës 3
(vijon nga numri i mëparshëm)
“Në këtë episod rrëfehet sesi Entela vendos edhe vetë të bëjë rrugë përpara në Parti dhe në politikë. Rrëfehet sesi Ajo, përzgjidhet për një rrugë të rëndësishme pune jashtë shtetit.”
Vjeshta po troket. Gjethet fillojnë e bien dhe pemët, fare të pakta të qytetit, fillojnë e zhvishen, por Entela nuk heq dorë nga lulet e freskëta mbi tryezën e saj të thjeshtë, ku tre telefona bien pareshtur nga thirrjet e popullit. Populli telefonon tani edhe më shpesh në Parti. Thellë-thellë, Entela mendon se kjo është edhe meritë e saj, meritë e zërit të saj shpresëdhënës. Por ndoshta, meqë shpresa vdes e fundit, ai, populli, nuk jeton dot pa marrë Partinë në telefon. Në çdo telefonatë, sikur nënkuptohet një pyetje e paformuluar me zë:
“Të bëjmë njëherë një telefon, se ku i dihet?!…“
… Entela tashmë është rehatuar në Parti. Shefi i saj, një mashkull vërtet i pacipë dhe këmbëngulës, sidoqoftë është një burrë i pastër dhe parfumohet mirë. Entelës i pëlqeu shumë shtëpia e tij. Ndonëse ata hynë me drita mbyllur, për shkak të komshinjve kuriozë, apartamenti i madh dhe i mobiluar shtrenjt i bëri asaj shumë përshtypje. Nuk kish të krahasuar me motelin ku e çonte Gimi, me të cilin ajo, tani që hyri në Parti, i preu marrëdhëniet. Entela kuptoi se Gimi ishte kot.
Ai e kishte mendjen vetëm te seksi, te “malli” dhe te birra. Pa kokër leku dhe me familjen copë-copë, Gimi, ëndrrën më të madhe kishte vetëm një copë vizë. Entela po merrte një vendim të rëndësishëm në jetë. Të bëhej politikane, e pasur dhe Dikushi. Me tipa si Gimi nuk mund të kishte të ardhme. Jo se, Shefi, ishte ndonjë gjë e madhe, por ama ai dinte shumë gjëra më tepër dhe të paktën dy tre herë në vit, shefi i Zyrës më Lart, e merrte për drekë ku diskutonin për “Strategjinë e Madhe“ …
Pastaj Entela, si vajzë e zgjuar që ishte, filloi të kuptojë se, Shefi i saj, ishte njeri me ndjenja. Ai shpesh trishtohej dhe fliste me fjalë poetike për gruan e vet të re (jo aq të bukur sa të krahasohej me Entelën), e cila udhëtonte shpesh e më shpesh me Shefin e Zyrës më Lart. Kur kujtonte këtë gjë, ai, Shefi i Zyrës më Poshtë, e shtrëngonte fort dhe bënte dashuri si i çmendur. Entelës kjo gjë nuk i pëlqente, por kish kuptuar se Shefi dhe ndjenjat e tij duhen pranuar ashtu si janë.
Babi e pyeste shpesh e me sy të përshkëndritur, sesi ajo e kalonte në Parti. Ai gëzohej që ajo shpesh vonohej shumë darkave.
“Mbledhjet e gjata në Parti, janë një gjë e bukur! Më pëlqen që kanë nevojë për ty! Rri dhe mëso, bëhu e vlefshme për Partinë dhe Partia, herët ose vonë, do ta shpërblejë!” - i thosh me ngazëllim ai.
Entela nuk i fliste fare babit në këto raste. I vinte pak zor. Darkave ajo rrinte më së shumti te apartamenti me oxhak të madh dhe pa zjarr, te Shefi.
“Por babit mirë t’i bëhet! Vetë më futi në Parti! Apo ai nuk e di se unë jam një vajzë e bukur?! Kur i thashë në fillim se nuk më pëlqen ai ambient, ai më qortoi dhe për pak sa nuk më nxori sytë!” - mbrohej nga sëmbimi i ndërgjegjes ajo.
Megjithatë, disa gjëra vërtet të mira filluan të vijnë.
Entela mori vizë.
Hej, vizë njëvjeçare! Me shumë hyrje-dalje.
Pastaj rroga e vogël iu rrit dhe kulmi mbërriti kur Shefi i Shefit të saj, një ditë, një ditë të paharueshme, e preku mbi supe dhe i tha:
“Ti je Entela apo jo? Kam dëgjuar fjalë të mira për ty! Ju rinia më pëlqeni, ju jeni forca e Partisë!”
“Shef, faleminderit, por edhe ju i ri jeni!”
Shefi kish perënduar sytë dhe kishte heshtur, kur po bëhej gati të thoshte diçka, i tringëlliu telefoni.
Ishte Kryetari.
Entelës, për pak i ra të fikët.
“Do t’ia tregoj babit sa të kthehem në shtëpi, se dëgjova me veshët e mi, sesi i binte ziles Kryetari!” -mendoi vetëtimthi ajo.
Por, Shefi i Shefit të saj e habiti edhe më.
“Po Kryetar, e kam një kandidaturë të mirë. Një vajzë nga populli dhe shumë e përkushtuar. Po, po, edhe shumë e bukur! Quhet Entela, Entela P.! T’jua sjell nesër në zyrë? Mirë, po i them Kryetar! Do të pranojë, me siguri do të pranojë!”
Shefi i Shefit, ktheu vështrimin nga ajo me një shprehje të veçantë, thuajse i pëshpëriti:
“- Ishte Kryetari. E dëgjove dhe vetë Entela…, Kryetari do të të takojë vetë nesër! Sa i lartë është ai! Entela, ti je zgjedhur të shkosh tek takimi i të rinjve të Partisë, jashtë shtetit, bashkë me ca pak të tjerë. Do të jetë edhe vetë Kryetari!…”
Entela pas këtyre fjalëve, u përmend te zyra e saj e vockël.
I kish rënë të fikët.
Por si dhe rrëfen historia, për herë të parë dhe të fundit.
Sepse ajo, Entela e thjeshtë, vajzë e popullit, po fillonte kështu një rrugë të gjatë dhe të sukseshme.