Periudha para ditës së vizave të lira, që siç duket po afron, po ngjeshet me ngjarje - akuza ndaj shumicës për korrupsion, afërsi e mafias me politikën zyrtare, lëvizje deputetësh. Mund të duket sikur ky...
lloj kontekstualizimi për to përcakton realisht motivin kryesor pse ngjarjet po verifikohen tani. Ky lloj përcaktimi, siç do të mundohemi të provojmë është pjesërisht i vërtetë, ndërkohë që ka edhe arsye të tjera. Ndoshta edhe më të rëndësishme. Le të marrim në shqyrtim ngjarjen më të rëndë - arrestimin e një të akuzuari italian për lidhje me degën mafioze të Pulias, i cili sipas opozitës, dyshohet se ka lidhje me familjarë, madje me vetë një ministre, emri i të cilës ska rëndësi për analizën tonë. Rëndësi ka fakti që prokuroria po guxon të prekë një nëntokë si ajo e botës së basteve, ku me siguri verifikohen një pjesë e atyre dyshimeve jo vetëm të Roberto Savianos për lidhjet e krimit shqiptar me atë italian ku politika ka pjesë të madhe.
Prokuroria shqiptare, me siguri në një pavarësi të plotë funksionale nga politika zyrtare, e pse jo edhe me imponim të palës italiane, jo vetëm që arrestoi të akuzuarin, por po zbaton ligjin antimafia për herë të parë tek ai, dhe tek partnerët shqiptarë të lidhur me të. Sipas këtij ligji, shteti mund të sekuestrojë një pasuri përkohësisht mbi bazën e dyshimeve dhe i zoti duhet të demonstrojë ligjshmërinë e krijimit të saj. Ky sekuestrim, nga njëra anë, i ndih qeverisë, që përmbush kështu njërin nga kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave, në anën tjetër, e rëndon krizën e thellë morale ku ka hyrë kjo qeverisje, në fije të perit për shkak të shumicës së ngushtë. Prej kësaj qeverisjeje, prej këtij kryeministri nuk mund të pritej deri më sot asnjë veprim i vullnetshëm për tu dhënë përgjigje politike adekuate akuzave të opozitës dhe akuzave penale të prokurorisë: do të kishim verifikimin e gjasave serioze që kjo qeveri të binte.
Krizën e thellë morale ku ka hyrë kjo qeveri e shohim edhe tek reagimi i dobët dhe gjoja institucional të kryeministrit dje në grupin parlamentar të PD. Është një reagim i vonuar, që nuk tregon respektin për institucionet e pluralizmit që ai nuk e ka pasur kurrë, por diçka tjetër. Tregon pamundësinë e shtyrjes deri ditën kur prokuroria ndërhyn kaq fort, të një përgjigjeje politike pse kaq shumë zyrtarë, deputetë të partisë së tij dyshohen për kaq shumë afera. Pse prokuroria po afrohet shumë tek qeveria! Kryeministri e kishte shtyrë vazhdimisht dhënien e një reagimi për këto akuza, përveç nxitjes së të vetëve, shkrimit të skenarit të recitimeve të tyre me akuza për palën socialiste, por pilafi nuk mbante më ujë.
Reagimi gjoja trimëror i kryeministrit realisht nuk u ngjante reagimeve që ai u kërkonte socialistëve kur vetë ishte në opozitë dhe akuzonte këdo, me të gjitha cilësitë: si prokuror, si gjykatës i të gjitha niveleve të gjyqësorit, etj., etj. Pra, nëse si kreu i opozitës ai kërkonte dorëheqje, arrestime, etj., sot ai me njëlloj zori kërkon reagim të institucioneve ku përfshin dhe Institutin e Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, por edhe ndryshimin e ligjit në fjalë. Kjo duket një kërkesë pa kuptim, sa kohë që ligji në fjalë i parashikon të ashtuquajturit partnerë të zyrtarëve publikë si subjekte të deklarimit të pasurisë.
Kriza e thellë e kësaj qeverie duket në përpjekjen për të zhvilluar akuza paralele ndaj deputetëve të opozitës, apo vetë kreut të saj. Duket e vështirë që publiku të besojë në këto akuza qoftë ndaj Beqës, qoftë ndaj Ramës, të nxjerra pikërisht sot, të paktën për këto çështje për të cilat akuzohen, pa folur që korrupsionin e vërtetë e bën qeveria me më shumë fonde, me më shumë pushtet. Veçanërisht akuza ndaj Ramës, me pretekstin që është formuluar nga foltore politike duket njëlloj autogoli.
Në lidhje me ndërtimin në zonën e liqenit, që për fat të mirë nuk u realizua, nëse verifikohen kohët e realizimit të studimit, të miratimit të projektit në KRTRSH, të krijimit të kompanisë me brenda të ashtuquajturin "lepur i korrupsionit", mund të fajësohet vetë kryeministri që ka hedhur firmën mbi një akt legal. Madje për humor mund të thuhet e anasjella: njeriu që akuzohet si "sekser i Ramës", u ka kërkuar ndihmë ndërtuesve afër qeverisë që studimi të miratohet në KRTSH, ku vendos kryeministri. E vërteta e plotë mund të jetë që ndërtues afër të dy krahëve pasi merren vesh mes tyre, i kanë detyruar krerët e PS dhe PD të miratojnë plotësisht një projekt të tillë, që do ta shkatërronte përfundimisht zonën e liqenit. Madje me këtë marrëveshje mes tyre ndoshta lidhet edhe klima e relaksuar që solli në ndryshimin e Kushtetutës prej tyre. Por në pikëpamje ligjore, nga aq sa del prej foltoreve, Rama ende nuk mund të fajësohet, por me shumë gjasa vetëm kreu i qeverisë, që e ka firmosur projektin në fjalë.
Kriza e kësaj qeverie duket edhe në reagimin e dobët ndaj akuzave që një ish-ministër i zhvilloi ndaj përfaqësuesve të policisë, kolegut ministër të partisë së vet, etj. Qeveria mund të bjerë nga çdo lloj reagimi i moralshëm ndaj kësaj ngjarjeje.
Kriza duket dhe nga fakti se ky kryeministër nuk ka reaguar ndaj deputetëve të partisë së vet, që kanë votuar ndryshe nga grupi në një votim politik, siç ishte ligji i SHISH-it, apo ai për pronat. Në kohëra të tjera do shihnim tjetër muzikë. Sot, qeveria mund të binte gjithashtu.
Reagim të dobët, madje mungesë reagimi ka kjo shumicë dhe ndaj deputetit që iku. Ky largim që ngjan normal në Kosovë, ku të gjithë ikin nga të gjitha partitë; që në Turqi do të dënohej me përjashtim nga politika të deputetit që ndërron parti në mes të mandatit, në Shqipëri dënohet me ...heshtje. Me gjithë të drejtën që kjo shumicë ka ndaj mandatit të fituar në proporcional, partia e tij hesht. Në fund të fundit PD po paguan koston e veprimeve të pamoralshme të saj dikur. Nuk mund të quhet reagim marrja e një deputeti PS-së, nëpërmjet LSI-së. Largimi i një deputeti shqiptar prej PD-së nuk është i njëjtë me largimin e një deputeti grek prej PS-së. Politikanët minoritarë dihet se praktikisht shkojnë ku është qeverisja, ku i urdhërojnë nga Athina dhe asnjëherë nuk shquhen për politikanë ideologjikë.
Kështu që mund të themi se kjo qeveri është në krizë. Kriza po shfaqet më e fortë pikërisht në periudhën kur pritet të liberalizohen vizat. Duke qenë se shkaqet e saj skanë lidhje me vizat, smund të thuhet se kjo krizë ka lidhje me vizat. Por ama mund të thuhet se errëson liberalizimin e vizave, ashtu si edhe që vizat janë një gjethe e vogël fiku për ta fshehur atë. Mund të thuhet edhe se opozita ka zgjedhur pikërisht këtë kohë, edhe pse nuk duket e kënaqur se liberalizimi po i jepet kësaj qeverie. Dhe krejt për fund mund të shtojmë se me përzgjedhjet e viktimave të saj- jo kryeministrin, por njerëz afër tij-, opozita thjesht po zgjat agoninë e kësaj qeverie. Deri kur? Po protestat çfarë duhen?