Në numrin e së dielës në “Shqip”, Fatos Baxhaku na adresonte një letër kritike, ne punëtorëve të medias televizive. Me drojë, Baxhaku u shmangej sugjerimeve dhe me modesti mbetej në kuadrin e kritikave të buta. Letra e Baxhakut, në fakt, përveçse një “paketë” vërejtjesh, ishte edhe një ftesë për një diskutim të gjerë për problemet që hasen në përmbushjen e detyrës sonë. Me pak fjalë, për ata që nuk e kanë lexuar, Baxhaku i kritikonte gazetarët e televizioneve se trajtojnë në edicionet e tyre të lajmeve jo problemet dhe shqetësimet e vërteta të shoqërisë, por më së shumti konferencat e shtypit të politikanëve, deklaratat e partive dhe aksidentet rrugore.
Të kritikosh sot është gjëja më e thjeshtë, pasi ne si shoqëri e kemi edhe një nga sportet më masive këtë. Por Letra e Baxhakut nuk bën pjesë tek ato traktet që lëshohen nga njerëz, që më së shumti vetë vegjetojnë bareve e kafeneve dhe arrijnë në konkluzionin se ky vend nuk ka për t’u bërë, sepse ata që punojnë nuk e bëjnë mirë punën e tyre.
Duke iu referuar çështjes që ngre kolegu ynë, duhet theksuar se problemet janë edhe më të mëdha. Duke mos vënë gisht mbi ekrane të veçanta, është tërësisht e vërtetë, për fat të keq, që është politika ajo që dominon dhunshëm edicionet e lajmeve, në pjesën më të madhe të TV-ve. Aktivitete të qeverisë, ture inaugurimesh dhe shirita përurimi që priten për copa rrugësh nga Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, mbledhje komisionesh parlamentare, mbledhje të grupeve parlamentare, konferenca shtypi, deklarata të deputetëve të opozitës e mazhorancës – janë në menynë e informimit çdo ditë e çdo mbrëmje. Afërmendsh që ka mes tyre zhvillime për të cilat ka interes shoqëria dhe publiku, pasi prej tyre varen në seri, një sërë interesash të tjera të komunitetit. Por, në edicionet e lajmeve futen rëndom një mori deklaratash e kundërdeklaratash pa asnjë pikë interesi. Situata është bërë gati e neveritshme muajt e fundit, kur lufta politike qeveri-opozitë është futur në një spirale pa krye. Në mënyrë të programuar, të dyja palët nxjerrin mesatarisht në ditë nga 5-6 zëdhënës, deputetë etj., të cilët në mënyrë bajate përsërisin çdo ditë të njëjtat deklarata. Nuk mbahet mend se sa herë mund të jetë artikuluar nga selia rozë kërkesa për largimin e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Dhe po kaq herë është përsëritur nga mazhoranca deklarata se Edi Rama është Mr. 20 përqindëshi. Thjesht t’i referohesh parimit të profesionalizimit, ato nuk duhet të transmetohen, pasi është njësoj sikur të transmetosh tri ditë rresht të njëjtën kronikë që flet, ta zëmë për rritjen e çmimeve.
Sapo Berisha apo Rama do të shfaqen në një konferencë apo deklaratë për shtyp, nga selitë respektive kundërshtare do të gëlojnë SMS-të që njoftojnë për reagime. Nuk bëhet fjale për konferenca shtypi, ku normalisht gazetari mund të bëjë edhe ndonjë pyetje, por thjesht për hartime patetike, të cilët asnjëherë nuk shkruhen nga ata që i lexojnë. E gjithë kjo parodi e neveritshme nuk ka asnjë lidhje me lajmin, nuk ka asnjë interes për publikun, nuk ka asnjë interes për askënd, përveçse për dy palët “ndërluftuese”, të cilat shkëmbejnë batuta e replika përmes ekraneve tona, gjë të cilën mund ta bënin fare mirë përmes postës së tyre elektronike. Kudo ku ka një festë fëmijësh, fetare, veteranësh, jetimësh a çfarëdo tjetër, së pari në ekrane do të shfaqen surretërit e politikanëve të mazhoranës që festojnë bashkë me ta. Kudo ku ka një protestë në qytet e në fshat, për rrugën, për ujin, për mungesën e tregut të perimeve, për pensionet e parritura, për pronat a çfarëdo tjetër, do të shfaqen surretërit e politikanëve të opozitës, të cilët u drejtohen mikrofonave përpara hallexhinjve të vërtetë.
Këtu e 17 vite më parë, në një ditë dhjetori me shi e thëllimë, bashkë me Baxhakun, ishim në Elbasan dhe ecëm me këmbë poshtë e lart qytetit, nëpër zyra bashkie, arsimi e shëndetësie. 20 jetimë do të dërgoheshin në spitalin psikiatrik për t’u strehuar aty 2 javë, pasi gjatë pushimeve të dimrit (kupto Krishtlindjet dhe Vitin e Ri) konvikti ku ata jetonin do të mbyllej. Atëherë nuk kishte telefona celularë, nuk kishte internet, e-mail, “Facebook”, as makina. Ne botuam një artikull, që bëri shumë jehonë dhe ata fëmijë shpëtuan nga çmendina. Është e vërtetë që sot gjen gjithnjë e më pak gazetarë që të lodhen për një lajm dhe gjithnjë e më pak investigohet dhe trajtohen tema me ndjeshmëri të madhe për shoqërinë. Dhe pyetja që bëhet, normalisht, është se çfarë ka ndodhur, çfarë ka ndryshuar? Përse gazetarët u janë larguar halleve të shoqërisë dhe janë bërë më ogiçër të pushtetit dhe bodygardë të politikës? Shumëkujt ndër njerëz të sojit tonë kjo nuk do t’i pëlqejë, por ja që kështu është. Ne gazetarët, ose për të qenë më të ndershëm me veten dhe kolegët, Mediat, jemi sot fajtorët kryesorë që sot kemi këtë klasë politike. Jemi ne ata që vadisim çdo ditë pemën e tyre, e cila rritet e s’pjell asnjë frut, ose edhe kur bën, i bën të helmatisur. Jemi ne që mbajmë gjallë një duzinë partizash pa asnjë elektorat dhe pa asnjë kontribut, por që vegjetojnë në pellgun e politikës si krimbat, vetëm se nxjerrin kokat në ekrane dhe fotografitë në gazeta.
Dhe sërish ju që jeni jashtë kësaj sipërmarrjeje mund të pyesni se përse, ashtu siç mund edhe ti i dashur Baxhak mund të thuash: Po përse i transmetoni, përse na i nxirrni në ekrane këta palaço që i shajmë tërë ditën nëpër kafene dhe në mbrëmje i dëgjojmë të na japin mend sërish? Kur viktima e komunizmit doli nga burgu dhe takoi persekutorin në rrugë, ai i tha: Jo unë, nuk ta bëra unë të keqen, ishte sistemi!
I dashur Baxhak, ky realiteti i sotëm mediatik është më keq se paaftësi, është më keq se një mbrojtje interesi i momentit, më keq se një flirt politikë-media, kjo është bërë Sistem. Zëdhënësit, kryetarët, deputetët, ministrat, drejtorët e të gjithë soji i tyre, jo vetëm dërgojnë njoftime për orën kur do të dalin para kamerave, por kërkojnë llogari se përse nuk e transmetove në këtë apo atë edicion, kërkojnë llogari se përse deklarata ishte shkurtuar, kërkojnë llogari se përse ishte pas kundërshtarit të tij etj. Sa e sa herë kolegët na telefonojnë duke kërkuar ndonjë deklaratë politikani që nuk e kanë siguruar dot, dhe e dini përse? Jo sepse ka interes për publikun, por për t’i mbyllur gojën atij, që nuk durohet e nuk të ndahet derisa ta shikojë veten në ekran. Në botën demokratike janë politikanët që druhen kur shkruajnë një fjalim, se si do t’ua komentojnë gazetarët, ndërsa në Shqipëri jemi ne që druhemi kur komentojmë deklaratat e tyre, pasi varet se si e kupton politikani atë që ne shkruajmë. Thjesht një kanë vënë për poshtë.
Dhe kjo ndodh i dashur Baxhak sepse disa TV u shndërruan në sh.p.k, filluan të bëjnë biznes me profesionin tonë, u shitën tek politika. Ata nuk ranë viktima të presionit, por të parasë dhe të vërtetën, lajmin, pra misionin e gazetarëve, e bënë mall dhe e shitën. Politika, ashtu si grami, e pushtoi ekranin, sepse ashtu shkonte përshtat marrëveshja mes pronarit dhe qeverisë apo politikës në përgjithësi. U prodhua një lloj dashurie që nuk prodhon epsh, por para. Dhe kështu, dalëngadalë, shumica e mediave nuk ankoheshin me se po ushtrohet presion, porse ndjeheshin keq që nuk flirtonin me politikën e veçanërisht qeverinë dhe ofroheshin vetë për të qenë vasalë, ashtu si ajo prostituta në anë të rrugës kur kërkon klientë. Kjo bëri që ata të ndjehen zotër kudo, të mendojnë se çdokujt prej tyre u takon nga pjesë ekrani dhe kur ne përpiqemi t’u shpjegojmë se kjo nuk mund të transmetohet se nuk përbën lajm, ata na përgjigjen: Po të gjithë e kanë dhënë, vetëm ju do të dilni kundër, vetëm ju nuk doni? Po ju çfarë keni me partinë tonë, po bëni lojën e X partie tjetër kundër nesh? Dhe këtu fillojnë e thuren prapaskenat konspirative që vetëm në kokën e tyre ndodhin dhe kur i dëgjon ndjehesh fatkeq që të duhet t’i dëgjosh. Ky është Sistemi Baxhak. Unë dhe media ku punoj bëjmë pjesë tek ata që përpiqen ta “sabotojnë” këtë sistem, të mos i binden atij. Por do të duhet shumë punë, do të duhet të jemi të gjithë bashkë për të përmbysur këtë sistem dhe për të vendosur një kufi dhe një “rend” të ri, ku vendin e demagogjisë ta zërë lajmi dhe të gjithë ne të ndjehemi krenarë që ushtrojmë këtë profesion.
Kjo për sistemin kolegu ynë Baxhak, por kur vjen fjala për një akuzë apo kritikë kolektive, këtu nuk do ta pranoja aforfe këtë, pa u përpjekur më parë të të them se çfarë ne bëjmë ndryshe. Dua t’ju sjell disa shembuj për të treguar se çfarë mund të bëhet me këtë profesionin tonë. Falë denoncimit të vazhdueshëm të “Top Channel”, për ndotjen e mjedisit nga furrat e gëlqeres në Krujë, u shkua deri në vendimin për shkatërrimin e tyre nga fadromat e Policisë Ndërtimore. Falë trajtimit të problemit të ndotjes së mjedisit nga mbeturinat, kjo u bë çështje madhore edhe për pushtetin, cili deri dy vjet më parë as që e kishte në axhendën e tij. Falë apeleve tona, shumë familje të varfra dhe fëmijë që rrezikonin jetën për një kurim jashtë vendit, kanë përfituar ndihmë. Investigimet e shumta dhe trajtimi i problemeve me karakter social, ekonomik e shoqëror kanë bërë që shumë njerëz të kenë më shumë besim te ne sesa tek autoritetet e vetë shtetit të tyre. Kjo është forca jonë, e cila nëse ushtrohet me vërtetësi e realizëm, është vërtet një forcë që mund të prodhojë ndryshim. Dhe kjo na bën që të mos i dorëzohemi fatalitetit.