Baldushkasi Rustem, i cili çdo ditë kalon nga qendra për të shkuar tek tregu i Pazarit të ri, ku shet pula deti, duhet të jetë gjendur përballë...
një surprize të re. Disa tabela blu që dëftenin emra kryeqytetesh europiane, bënin që ata emra tronditës, si në një mirazh iluzionistësh, ti dukeshin më afër. Sipas iluzionit, nëse ndiqte ato tabela, që me siguri ishin të vendosura vetëm në rrugët kryesore - sepse paratë për fushatën propagandistike aq janë -, ai mund të arrinte në vendet e Bashkimit Europian dhe në këmbë.
Me siguri që pas 15 dhjetorit, ditë kur me shumë gjasa do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave, Europa do të jetë më afër për shqiptarët. Pra dhe për baldushkasin Rustem. Por iluzioni mbetet iluzion nëse nuk ndiqet nga vepra reale që e sjellin Europën në Shqipëri. Lëvizja e lirë mund të jetë mjet drejt mirëqenies që vjen prej jetës në Europë, por jo vetë mirëqenia. Maksimumi, mund të jetë luga për të ngrënë pilafin e Shllafarisë europiane, por jo vetë pilafi.
Fushata që i lëbyri sytë jo vetëm baldushkasit Rustem, reflekton nevojën inherente të kryeministrit në fuqi, për të bërë propagandë me gjithçka, shpesh, në mënyrë përsëritëse, në mënyrë lodhëse. Por ai ndryshe nga çmendojmë ne gazetarët, beson me të drejtë, pse pa të drejtë, se kjo lloj propagande funksionon veçanërisht në drejtim të shumicës së popullsisë. Sipas tij, kjo shumicë nuk arrin të kuptojë kushtëzimet e vendimmarrjes europiane për vizat, arsyet e vonesës së tyre, etj, etj. Sipas ideatorit të fushatës, qytetari i thjeshtë shqiptar duhet të bindet se liberalizimi i vizave, i cili në përfytyrimin e vet është i barabartë me integrimin europian, u arrit vetëm prej tij, prej udhëheqjes së tij. Kjo lloj fushate kështu mund të frymëzojë fise të tëra të mbetura në zonat e humbura të vendit të shesin gjithçka dhe tua mësyjnë atyre kryeqyteteve rrezatuese që evokon fushata e djeshme. Mund të mobilizojë romët e periferive të qyteteve më të mëdha që sshohin lajmet për përzënien e sivëllezërve të tyre nga Franca. Mund të krijojë një fluks të madh kërkesash për azil, apo grumbuj shqiptarësh të papërgatitur për Europën, që mund të enden rrugëve dhe urave të saj.
Kjo lloj propagande e destinuar kryesisht për shumicën e shqiptarëve, që jetojnë në varfëri, synon siç kemi thënë dhe në një shkrim tjetër, të eklipsojë lajmin negativ që Shqipëria do të marrë këto ditë, refuzimin e statusit të kandidatit për në BE, një dhuratë që do ti jepet Serbisë dhe Malit të Zi.
Kemi afirmuar se nëse Berisha do të ishte statist, do kishte preferuar të arrinte këtë objektiv, statusin e vendit kandidat, i cili realisht e përmban objektivin tjetër, liberalizimin e vizave. D.m.th., nëse Shqipëria do të përmbushte detyrimet e nevojshme për statusin e kandidatit, do të kishte përmbushur dhe ato të liberalizimit. Kjo do të thoshte ama se ai duhej të zgjidhte krizën politike të kutive, të kishte vendosur dialogun me opozitën, etj., etj., gjë që ai ska ndërmend ta bëjë. Gëzimi duhet të jetë autentik dhe jo ta frymëzojë qeveria.
Populli i thjeshtë shqiptar, nën optikën e organizatorit të kësaj lloj fushate që nuk e bëri asnjë vend fitues i vizave, pra as Maqedonia, as Mali i Zi, as Serbia, ka harruar se kjo dhuratë është jashtëzakonisht e vonuar. Ajo duhej të ishte arritur që në vitin 1996 ose në 1997, vit kur Shqipëria duhej të nënshkruante Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Europian. Nëse do kishte ndodhur atëherë, shumë tragjedi të lidhura me emigrimin e egër nëpër dete, male të thepisur, nga asfiksia nëpër kamionët TIR që kalojnë Lamanshin, etj., do të shmangeshin. Nëse qeveritë shqiptare, të majta dhe të djathta, do të kishin realizuar edhe pas revoltës popullore të 1997, regjistrin civil të popullsisë, dokumente biometrike, kontroll të integruar të kufijve, etj., këto viza mund të ishin hequr me kohë. Por as të majtët, as të djathtët nuk i bënë këto reforma, sepse pikërisht tek regjistri civil fshiheshin mundësi të mëdha për të manipuluar zgjedhjet nëpërmjet emigrantëve, etj., diçka që është përsëritur rregullisht që prej 1996-s.
Liberalizimi i vizave, megjithëse i vonuar, ka efekte pozitive. Ai mund të çlirojë energji të mëdha tek rinia, te biznesi, do të krijojë ide realiste për vendin dhe Europën në përgjithësi. Individi shqiptar do kuptojë më mirë sa vlen kur të matet me botën, intelektuali shqiptar veçanërisht. Ama kjo mund të sjellë përkohësisht tharje të vlerave intelektuale në një moment të parë, që mund të jetë përfundimtar nëse Shqipëria nuk bëhet Europë. Liberalizimi do të heqë nga duart e disa vendeve fqinjë, si Greqia (kujto Korçën, Himarën, Nartën, e pse jo Boboshticën,), Serbia (kujto Libofshën) dhe Maqedonia (kujto Pogradecin), kartën e shtetësisë së dytë, me të cilën ata kanë luajtur shpesh pikërisht prej vlerës së pasaportave të tyre.
Veçanërisht Greqia, e cila do të humbë edhe më shumë rëndësinë e vet në jug të vendit për shkak të reformës së re të pensioneve sepse të moshuarit shqiptarë jorezidentë në Greqi, smund ta marrin dot pensionin. Liberalizimi mund ta zhvendosë ama protagonizmin e krimit të organizuar, nga trafiqet njerëzore, tek zyrat ku jepen pasaporta shqiptare, që sot do të vlejnë më shumë në tregun e zi të pasaportave. Ky liberalizim do të shtojë presionin e kosovarëve shqiptarë për të marrë shtetësinë shqiptare.
Liberalizimi i vizave mund të jetë një moment gëzimi individual dhe familjar, por këtë gëzim nuk mund ta kurdisë shteti. Veçanërisht, nëpërmjet fushatave si kjo që do të përsëriten dhe disa herë, e që të konceptuara për vota në zgjedhjet e ardhshme lokale mund të sjellin efekt të kundërt. Nëse thirrjes për të marrë udhët e kryeqyteteve blu të Europës që tregohen në semaforët e Tiranës, do ti përgjigjen banorët e zonave të humbura, të varfra, zonave rurale të vendit, pra dhe baldushkasi Rustem që do të shesë gjënë e gjallë dhe shtëpinë për të blerë biletën, atëherë Europa mund të mbyllë sërish kufijtë e hapur në dhjetor. Pikërisht në maj, kur të zhvillohen zgjedhjet lokale. Sepse qytetarët e thjeshtë shqiptarë nuk e dinë, sduan tia dinë dhe as fushata nuk ja thotë se për Shqipërinë, Komisioni Europian ka ngritur struktura monitoruese dhe ka parashikuar masa të cilat mund ta fshijnë iluzionin e tabelave blu në semaforët e Tiranës. Që mund të bëhen të kuq në drejtim të Europës.