Kriza në vendin tonë po krijon vështirësi reale për perspektivën tonë europiane. Maxhoranca nuk duhet të harxhojë energji për të justifikuar dështimin për statusin e vendit kandidat. Mosgjetja e një zgjidhjeje për këtë krize gati 2-vjeçare po e mban të acaruar ambientin tonë politik dhe ndikon negativisht ekonominë tonë. Padyshim, dalja nga kriza kërkon vullnet pozitiv nga forcat kryesore politike.
Maxhoranca nuk duhet të synojë ta eksportojë këtë krizë në institucionet e BE-së, deklaratat partiake të disa europarlamentarëve të së djathtës kundër opozitës e dëmtojnë ose e vonojnë zgjidhjen.
Historia e Europës së Bashkuar tregon se kur liderët e forcave të majta dhe të djathta kanë dalë mbi qëndrime partiake, kompromisi për reformat ka qenë më i thellë dhe integrimi europian ka ecur më mirë. Vendi më i mirë për ta ndihmuar funksionimin demokratik të vendeve tona janë institucionet europiane, janë analizat, raportet dhe rezolutat e këtyre institucioneve dhe jo ato të takimeve partiake.
Për një vend që inspiron të jetë sa më parë vend i BE-së, angazhimi i të gjitha institucioneve europiane duhet të na ndihmojë tu ofrohemi standardeve europiane të demokracisë, pse jo dhe të na imponohen që t`i plotësojmë sa më mirë ato.
Fakti që edhe pas 20 vitesh, sipas sondazhit të fundit të Gallupit, 93 % e shqiptarëve mbështesin integrimin europian, do të thotë se Europa e Bashkuar vazhdon të ketë tek shqiptarët të njëjtën fuqi inspiruese.
As komenti që shqiptarët e shikojnë integrimin europian thjesht si mundësi të lëvizjes së lirë, nuk e zbeh fuqinë inspiruese të Europës mbi ne, sepse askush nuk dëshiron të udhëtojë drejt vendeve që nuk u japin më shumë liri, më shumë mundësi dhe më shumë shpresë.
Për ne shqiptarët, ky inspirim vjen nga vlerat e Europës së Bashkuar, vjen nga standardet e larta të demokracisë, vjen nga liritë reale, politike, fetare, etnike, inspirimi ynë ushqehet nga mundësitë në rritje që sjell ekonomia konkurruese, që sjell solidariteti dhe kohezioni social.
Europa e vlerave më të mira të lirisë, paqes dhe prosperitetit është ajo që shqiptarët ëndërronin gjatë komunizmit, është Europa që shpresuan sapo ra muri i Berlinit, është Europa që edhe pse pas 20 vjet tranzicion është sërish larg, por që ne përsëri e ëndërrojmë dhe shpresojmë.
Europa e Bashkuar përfaqëson sot modelin më të mirë ku bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik e shndërroi armiqësinë në përgjegjësi dhe bashkëpunim midis tyre, duke eliminuar luftërat dhe duke ushqyer paqen dhe prosperitetin për të gjithë popujt jo vetëm të BE-së.
Europa e Bashkuar nuk përfaqëson sot një klub vendesh të pasura ekonomikisht, por një bashkim të vendeve që pranojnë të respektojnë kriteret politike dhe ekonomike të Kopenhagenit.
Europa e Bashkuar nuk është një klub mbi preferenca fetare, por një bashkësi popujsh që njohin dhe respektojnë besimin fetar të çdo qytetari jo vetëm europian.
Nga takimi dhe deklaratat e PPE, duket se maxhoranca e sotme e shikon Europën e Bashkuar si klub partiak, ndaj angazhohet shumë për të eksportuar krizën politike të Shqipërisë në institucionet e saj.
Është e vërtetë që europarlamentarët grupohen dhe bëjnë aleanca sipas spektrit të tyre politik, por është shumë e vërtetë që në miratimin e ligjeve ata angazhohen të detyruar jo nga linja partiake, por nga rritja e standardeve të demokracisë, funksionimi më i mirë i ekonomisë, nga solidariteti dhe kohezioni social, nga respektimi dhe mbrojtja e lirisë së medias dhe minoriteteve.
Përafrimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së nuk është përafrim politikash partiake, por përafrim standardesh të demokracive dhe ekonomive moderne.
Inflacioni mediatik i deklaratave të disa europarlamentarëve në një takim partiak, kundër opozitës së një vendi europian, por akoma jo anëtar i Bashkimit Europian, është i trishtueshëm.
Deklaratat mbi preferenca partiake, deklaratat emocionale që i quajnë të papranueshme demonstrimet paqësore, nuk e ndihmojnë ambientin politik shqiptar. Ato vetëm vërtetojnë se maxhoranca keqpërdor kohë dhe energji për efekte mediatike dhe jo për gjetjen e opsioneve për zgjidhjen e krizës. Qëndrimet partiake edhe nga europarlamentarë prodhojnë vetëm sinergji negative, qoftë edhe të përkohshëm.
Transparenca e votës nuk duhet të cenohet, funksionimi i shtetit ligjor nuk duhet të përkeqësohet, ndarja e pushteteve nuk duhet të dëmtohet akoma më shumë, liria e të shprehurit nuk duhet të kufizohet, liria për të protestuar paqësisht nuk duhet ndaluar. Nga këto parime dhe vlera duhet të përfitojnë të gjithë shqiptarët, për arritjen e tyre duhet të dalin mbi vetvete edhe vetë politikanët shqiptarë.
Europa e Bashkuar dhe institucionet e saj funksionojnë jo mbi aleanca apo preferenca partiake të së djathtës apo të majtës europiane, por bashkëveprojnë me shumë përgjegjshmëri midis tyre, për të promovuar dhe për të imponuar vlerat dhe standardet më të mira të demokracisë, lirisë dhe propseritetit.