Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Përmbytjet, si shmanget katastrofa buxhetore

Shkruar nga: Arben Malaj  
Botuar më: 15 vite më parë

Arben Malaj
Përmbytjet, si shmanget katastrofa buxhetore

Duket se fatkeqësitë natyrore janë bërë më të shpeshta dhe më katastrofike. Ato po sjellin efekte të rënda sociale, ekonomike dhe buxhetore. Përballimi i tyre do të bëhet gjithnjë e më i vështirë edhe për taksapaguesit shqiptarë. Parandalimi dhe reduktimi i pasojave të tyre është zgjidhja më e mirë.

Cilat janë kostot më të mëdha dhe si mund të përballohen më mirë ato?

Në këndvështrimin afatshkurtër, kostot e këtyre katastrofave natyrore përfshijnë mbështetjen e menjëhershme sociale për të dëmtuarit. Ata duan ndihmë ushqimore, duan ndihmë për pajisjet më jetike të dala jashtë përdorimit, ata duan ndihmë të menjëhershme për të rifilluar jetën normale, ku një vend të rëndësishëm merr edhe rifillimi i aktivitetit ekonomike.

Kosto të menjëhershme mund të jenë dëmtimet e institucioneve publike, ku prioritare janë shkollat dhe qendrat shëndetësore. Po këtu duhet të përfshihen edhe riparimet infrastrukturore, të cilat pengojnë apo vështirësojnë seriozisht lëvizjen e banorëve drejt qendrave të komunave, bashkive dhe tregjeve. Këtu duhet të përfshihen edhe investimet apo riparimet e nevojshme për rrjetet e furnizimit me ujë dhe energji.

Në kostot joemergjente duhet të përfshihet kthimi në normalitet të plotë të jetës së përditshme të banorëve të zonave të dëmtuara, të cilat mund të jenë investime të domosdoshme, por që mund të kërkojnë një kohë më të gjatë. Bëhet fjalë jo thjesht për ti kthyer në normalitet, por edhe për ti bërë ballë çdo risku potencial për çdo situatë të njëjtë në të ardhmen.

Kostot afatgjate, për të cilat gjithashtu puna duhet të fillojë menjëherë, janë të gjitha studimet dhe investimet përkatëse për të rritur aftësinë parandaluese të këtyre katastrofave natyrore. Këtu kam parasysh përmirësimin e menaxhimit të kaskadës së Drinit, studimi për sistemin shkarkues të prurjeve deri në det, investimet që parandalojnë përmbytje të këtyre përmasave, studime dhe investime për përsosjen e sistemit të kullimit dhe reduktimin në maksimum të ditëve nën ujë të qyteteve, komunave, të shtëpive, të institucioneve publike dhe të fushave e aktiviteteve të tjera të biznesit të banorëve të këtyre zonave.

Si mund të ndahet më mirë kostoja buxhetore e kësaj katastrofe dhe si mund të mbështeten më mirë studimet e investimet parandaluese?

Si mund të ndahet kjo barrë e rëndë buxhetore midis buxhetit të vitit 2010, buxhetit të vitit 2011 dhe buxheteve afatmesëm 2011-2013?

Vlerësoj se kostot imediate, të qartësuara më lart, duhet të synohet të përballohen nga buxheti i vitit 2010, jo thjesht kostot sociale, por edhe investimet imediate për  shkollat, qendrat shëndetësore, furnizimin me ujë dhe infrastrukturën, aty ku ajo pengon zona të caktuara.

Për këto kosto duhet të përdoren burimet e vitit 2010, së pari duke bllokuar përdorimin e çdo shpenzimi dhe investimi të papërdorur deri në 30 nëntor 2010. Paralajmëroj që kjo nuk duhet të bëhet duke mos paguar shpenzime apo investime të kryera dhe të pafinancuara, por vetëm për shpenzime dhe investime të pakryera dhe që nuk duhet të kryhen në pjesën e mbetur të vitit. Të ngrihen shpenzimet operative për pjesën e mbetur të vitit dhe të rialokohen në një llogari speciale për kostot më emergjente. Këtu duhet përdorur menjëherë fondi rezervë dhe fondi i kontigjencës, të papërdorura deri tani.

N.q.s. këto kosto nuk përballohen me këto burime, për ndërhyrjet emergjente në infrastrukturë të përdoren një pjesë e të ardhurave nga privatizimi, shitja e licencës për shërbimin 3G.

Për pjesën e investime publike të riakolohen investimet e pakryera gjatë vitit, duke riorientuar me shpejtësi në investimet ndërhyrëse imediate në riparimin e shkollave, qendrave shëndetësore, ujësjellësve dhe infrastrukturës më kritike.

Buxheti i vitit 2011. Ai nuk mund të ndryshohet pa u dekretuar. Është e vështirë të kthehet nga Presidenti i Republikës, por duhet dërguar urgjentisht nga Kuvendit tek Presidenti. Presidenti duhet ta dekretojë menjëherë dhe me nenin që hyn në fuqi menjëherë, kështu krijohet baza ligjore për ti bërë ndryshimet përkatëse.

Buxheti vitit 2011 duhet të rishikohet si në pjesën e kostove sociale, duhet të jetë më i drejtpërdrejtë për banorët e zonave të përmbytura në të gjitha pjesët e vendit, pasi pasojat e tyre për shkak të kostove të dëmtimeve të familjeve dhe bizneseve, ata rrezikohen të përballen me një papunësi dhe varfëri në rritje.

Buxheti vitit 2011 duhet urgjentisht të japë fondet e nevojshme për studimet e nevojshme për përmirësimin e menaxhimit të gjithë elementëve infrastrukturorë që parandalon më mirë përmasat katastrofike të këtyre fatkeqësive natyrore, dhe që redukton sa më shumë kohën e periudhave në të cilat banorët ndodhen nën pasojat e  fatkeqësive natyrore.

Njëkohësisht, buxheti i vitit 2011 duhet të alokojë më shumë fonde për sistemin e pritave dhe të kullimit, për të rikthyer sa më parë në normalitet jetën në këto zona.
Buxheti vitit 2011 duhet të bëjë rialokime të rëndësishme për ndërhyrjet në infrastrukturën e dëmtuar në të gjitha zonat e vendit, duke bërë ndërhyrje të plotë dhe cilësore, në rast të kundërt pa rialokime investimesh, do të kemi disa riparime sipërfaqësore, risqet do të jenë më të mëdha në situata të ngjashme në të ardhmen.

Pas kryerjes së studimeve sa më profesionale për investimet e domosdoshme me karakter preventivues dhe përmirësimin e sistemeve që reduktojnë përmasat dhe ditët e katastrofave, qeveria duhet të rishikojë edhe buxhetin afatmesëm 2011-2013.

Në varësi nga kostot e investimeve të domosdoshme të qartësuara nga studimet serioze, qeveria ose mund të diskutojë me donatorët potencialë si BB, BERZH dhe BEI, duhet të kërkojë mbështetje nga fonde të BE-së, por ndoshta mund të synojë deri në një konferencë donatorësh, për ta vënë në një zgjidhje më të qartë profesionale, dhe sa më të menaxhueshëm për nga kostot buxhetore, një strategji kombëtare me reformat dhe investimet e domosdoshme, ku do  të duhen edhe fonde të donatorëve.

Ndoshta është koha të mbështeten edhe projektet për të krijuar fonde rajonale për menaxhimin e krizave natyrore. Studime të tilla janë inciuar nga Banka Botërore. Ndoshta duhet parë edhe sistemi i sigurimit të pronave, duke rritur ndërgjegjësimin e sigurimit të tyre dhe duke ndarë koston buxhetore të fatkeqësive natyrore edhe me skemat private të sigurimeve.

Çdo vonesë sot, çdo zgjidhje sipërfaqësore sot e situatës së krijuar, jo vonë rrezikon të jetë më e rëndë dhe deri e papërballueshme.
Jo rastësisht, në Gjermani u ndryshua deri kushtetuta, duke  ndaluar deficite të buxhetit kur ekonomia është në ciklin normal dhe duke limituar një deficit deri në 2% jo vetëm kur ekonomia është në krizë, por edhe kur vendi preket nga një katastrofë natyrore. Ky referim nuk synon të barazojë nivelin e deficit të lejuar, por lë të fillojmë me përgjegjshmërinë për të reduktuar deficitet dhe borxhin sepse po rriten ndjeshëm risqet dhe kostot e katastrofave natyrore. Donatorët nuk do të na japin fonde falas, ato do të jenë simbolike, ata mund të na ndihmojnë me studime sa më shkencore dhe me burime financimi për investimet e shtrenjta të këtyre studimeve për të parandaluar dhe kufizuar përmasat e katastrofave.

Këtu ka vend edhe diskutimi që në vitet normale të ekonomisë të kemi deficite dhe borxhe sa më të kontrolluara, që në rast krizash ekonomike apo katastrofa natyrore të mos rrezikohemi nga një katastrofë edhe buxhetore.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama