Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pse u mbyt Shkodra

Shkruar nga: Shpëtim Nazarko  
Botuar më: 14 vite më parë

Shpëtim Nazarko
Pse u mbyt Shkodra

Në një arsyetim tipik prej dembeli, pohohet se punën e kemi pisk në dy raste. Nëse hidrocentralet gjenden pa ujin e duhur në vjeshtë, atëherë kemi mungesë energjie; nëse janë plot, mund të përmbytemi. Është e njëjta fabul e famshme e Nastradinit, që pas inspektimit që u bëri dy dhëndurëve, të cilët punonin në kushte të...

ngjashme, (njëri bostanxhi e tjetri tullaxhi) i tha të shoqes;  Bie apo nuk bie shi, një nga dhëndurët tanë do të jetë i detyruar të vrasë veten!
Në një arsyetim prej kompetenti, inxhinier Vogli pohoi thjesht se nëse nga hidrocentralet do të shkarkoheshin mbi 1500 m3 ujë në sekondë, Buna do të dilte nga shtrati dhe pasojat dihen. Ai që e di sa është derdhur këto ditë në Shkodër, e kupton thelbin e problemit. Çfarë duhet shtuar këtu, është se mbytja do të vazhdojë gjatë, shumë gjatë. Akoma, do të vazhdojë derisa t’i jepet fund një çmendurie, që një koleg në profesion me Kryeministrin, po nga raca e vjetër e Shkodrës, e theksoi në formën më të thjeshtë. Zotërinj, po punoni me kuota të larta në hidrocentrale. Çfarë do të thotë ndryshe ky pohim elementar? Duket se pa u ulur kuota e liqeneve të hidrocentraleve, nuk ka rëndësi se bie apo jo shi. Janë liqenet ende shumë mbi kuotë.

Sipas të dhënave zyrtare, KESH-i ka fituar nga eksporti i energjisë këtë vit, rreth 95 milionë euro. Si ka mundësi, do të pyesë dikush? Ku e gjetëm këtë sasi kolosale për eksport, kur dihet që nga koha e Hoxhës ne nuk kemi investuar aq shumë, sa të kemi këtë mrekulli? Kaq gomar të ketë qenë diktatori, sa të mos e ketë shfrytëzuar këtë fat? Apo atë kohë, për shkak të rrethimit kapitalisto- revizionist, ujërat e gjithë Ballkanit derdheshin në krah tjetër? Për çdo njeri me logjikë minimale, kuptohet se kemi të bëjmë me ndryshim të teknikës menaxhuese të hidrocentraleve. Më thjesht akoma do parë pak ajo lidhja midis eksporteve dy vitet e fundit dhe përmbytjeve. Kam idenë se prokurori i parë që do të kërkojë librin e të dhënave në hidrocentral mbi gjendjen e ujit në fillim të vjeshtës për dhjetë vjetët e fundit, zor ta mbyllë çështjen, pa futur në hapsanë shumë prej zotërinjve të këtij vendi me dekorata mbi supe.

Për të mos rënduar problemin me hipoteza të tilla, duhet të kërkojmë pak më tej. Ndryshimi i teknikës menaxhuese duket se ka ardhur për një arsye të thjeshtë. Në skenë është futur ndërmarrja çeke e shpërndarjes, e cila një pjesë të energjisë e merr prej KESH dhe një pjesë e ble jashtë vendit. Kjo teknikë jo vetëm nuk e le vendin pa energji, por edhe siguron eksport. Në kontratën e saj me KESH, ajo duhet të marrë prej këtij të fundit 65 apo 70 për qind të prodhimit. Meqë kontratat nuk janë ditore, po 6 mujore apo një vjeçare, duket e vështirë ta dimë si duhet t’i rregullojmë hesapet menaxhuese me çekët. Studimi i problemit thekson se raporti i sipërm zor të respektohet. KESH-i thotë se ka eksportuar këtë vit mbi 2 miliardë kilovat energji, ndryshe një sasi prej 10 milionë kilovat orësh, në një periudhë 200 ditore. Mesatare normale, pasi nuk mund të bien shira gjatë gjithë vitit. Po t’i besosh KESH-it, ai ka prodhuar këtë vit 7 miliardë kilovat orë, nga të cilat ka eksportuar dy të tilla. Diferenca e mbetur duket gati e mjaftueshme për të mbajtur vendin pa import. Po a është kështu? Nëse është kështu, çekët nuk duhet të kenë importuar thuajse asgjë.

Po kjo është e pamundur, për dy arsye të thjeshta. Qeveria nuk ka interes t’u shesë çekëve, apo popullit të saj energji me një çmim që ajo e ka vendosur si detyrues dhe që nuk tejkalohet, pra rreth 17 euro për megavat. Një zot e di pse e ka këtë çmim, kur populli e ble shumë më shtrenjtë në të gjitha rastet. Së dyti, ajo nuk ia merr parasysh shumë humbjet në rrjet çekëve, që duhet ta gjejnë këtë diferencë energjie jashtë vendit. E gjithë kjo logjikë duket se imponon shitjen e saj jo me çmimin e sipërm, por me një më fitimprurës. Llogaritjet mesatare thonë me pak më shumë se 40 euro për megavat. Eh, sa mirë, eh sa mirë! Qeveria ka gjetur shpellën e Ali Babës! Ajo dhe KESH-i fitojnë lekë me energjinë dhe sa më shumë të eksportojnë, aq më shumë fitojnë. Mund të thërrasim urra nga kjo histori, që i kërkon hidrocentralet plot në dimër edhe plot në verë. Padyshim, shumë mirë sikur të mos ishte ky maskara shi, që duam nuk duam zë e bie në vjeshtë shumë më tepër sesa duhet dhe nuk ka ku të derdhet veçse në Shkodër, pasi i gjen plot hidrocentralet, që nuk e qasin dhe sikur të duan.

Ka dhe një llogari tjetër, akoma më shvejkiane në këtë mes. Ku e gjejnë çekët energjinë që e importojnë për ne? Natyrisht që atje ku ne e shesim vetë dhe ata për ta blerë. Për të na e shitur neve me çmim pak më të lartë, sesa qeveria të tjerëve. Kujt të tjerëve? Gojët e liga thonë që ndërmarrja më e madhe shitblerëse në Ballkan është njëfarë EFT-je, e cila ka një menaxher shumë të njohur për publikun tonë. Thua të jetë kështu?

Kur i tregova tim eti me dy klasë shkollë, se çfarë bëhet me këtë punën e energjisë në shitje dhe blerje, pa u menduar asnjë sekondë më tregoi këtë histori.

Në kohën e kooperativave, një njeri që thoshte se nuk hynte në të se ishte xhambaz i lindur dhe nuk mund të bënte tjetër punë, i ngarkuan të shiste një kalë në pazarin e Korçës. Kali, i vrarë në samar, u ble nga një tjetër xhambaz (natyrisht jo menaxher i EFT-së) për njëqind mijë lekë. Fshati e priti me hare xhambazin dhe e shpuri prapë në Korçë, për të blerë një kalë të ri. I blerë me njëqind e njëzetë mijë lekë, ai u prit me brohorima, por stallieri i vjetër e kuptoi se kishin riblerë të vjetrin. E njohu nga një plagë e vjetër, që e bënte kalin ditëzi të përkulesh kur hynte në stallë.

Ti biem shkurt. Për të fituar para mbajmë hidrocentralet plot. Për këtë na duhet të mbysim gjësendi po ra shi. Fati i keq për Shkodrën. Fitojmë lekë natën me eksport, që i humbim ditën me import. Po kemi dhe fitime të tjera ama. Themi që kemi rritur eksportet etj, etj. Hajde t’u mbylltë hajde, do të thoshte fshatari i vjetër i Korçës!

Kur i thashë ish-ministrit Prifti, se me këtë taktikë një ditë do të kalbeshin burgjeve shumë njerëz, sepse veç përmbytjeve nuk ka asnjë kuptim të shisnin energji natën dhe ta riblinin ditën më shtrenjtë, ai mu përgjigj: “Unë e çova ligjin në Parlament, por ata nuk duan ta aprovojnë. Ndryshe, ka nevojë për CASH zotëri”!

Rikthehemi përsëri në pikën e nisjes. Diktatori i vjetër kishte nevojë shumë më tepër për para se tani për të mbajtur sundimin. Ndërkaq, skllevërit e ditur i thoshin se në vjeshtë hidrocentralet duhet të mos ishin plot, se binte shi që ishte i mjaftueshëm bashkë me borën e dimrit, për të na mbajtur me energji për pranverën e vonë dhe verën. Në vjeshtë loja rifillonte nga e para. Kjo teknikë, që në kohën e sotme preçizohet me ndihmë sateliti në menaxhim, duket më e thjeshtë. Diktatorit i thoshin skllevërit se mund ta depozitonte energjinë e dimrit në kish tepër, për ta marrë në verë. Në të vërtetë ai mund edhe të çmendej e të mbante ca ujë më tepër, se i kishte të mira argjinaturat, por këtë nuk e bënte, paçka se mund të bënte çfarë i donte qejfi.

Thua që në këtë maskaradë ka faj vetëm Berisha, i cili me të drejtën e Perëndisë ka nevojë për para të na rimëkëmbë dhe padashur, të tjerë na mbysin. Se pikërisht, në ato shitje dhe rishitje mund të fitohet ndonjë lek i vogël, me shkelje syri. Paçka se me këtë lloj çmendurie që mbush xhepa vetë Shkodra në xhehenem dhe fajtorët nuk gjenden kurrë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama