Raporti i parlamentarit zviceran Dik Marti, mbi të ashtuquajturin trafik të organeve, duket se ka krijuar një lloj hutimi tek...
...kreu i qeverisë së Kosovës. Kjo u duk në mënyrën e reagimit të tij, e cila nuk mbartte buzëqeshjen karakteristike që ai rezervon në komunikimet publike. Ky hutim është pjesërisht i justifikuar, por jo tërësisht i justifikuar.
E vetmja arsye për shqetësim është gjeratorja mediatike, që përflet kryeministrin dhe Kosovën në të gjitha gjuhët. Lajmi për të supozuarin trafik, zuri vend nga një media e majtë dhe megjithatë e respektuar si “The Guardian”, tek të gjithë mediat kryesore të botës. Në të tilla raste, mediat s’janë fare humane, ato nisen nga parimi i sensacionit. Demanti nuk e ka forcën e lajmit. Diku në një pjesë të librit “Kodi Da Vinçi”, njëri prej hulumtuesve, të cilit i ra në dorë një element që vinte në diskutim të vërtetën e Biblës, u shpreh se ky element që do të ofronte një të vërtetë tjetër, alternative me atë të Biblës, do të ndërronte historinë e njerëzimit. Por, një bashkëbisedues i tij, më largpamës se ai, i tha se “që njerëzit të fillonin e të besonin këtë të vërtetë, do të duhej që ajo të shkruhej në miliona kopje, në aq kopje sa është shkruar Bibla, që kur filloi të qarkullonte”. Parë kështu, autori i raportit, ata që qëndrojnë pas tij, ia arritën qëllimit.
Kjo është ndoshta e vetmja kënaqësi për autorin e raportit, i cili i përcjellë në kohën e Wikileaksit, mund të ngjajë më i besueshëm se po të dilte në kohë të tjera. Ndaj, zoti Thaçi duhet të dalë nga hutia dhe ta marrë më qetësisht këtë ndërmarrje. Nuk duket se ka asnjë sintonizim të sulmit që vjen prej raportit me fuqitë e mëdha, pra ai s’duhet të ndihet i shqetësuar se vërtet bashkësia perëndimore kërkon ta shkarkojë atë. Asnjeri prej zërave diplomatikë perëndimorë nuk e miratoi raportin. Për disa arsye të thjeshta, që duhet të jenë dhe arsyet mbrojtëse të zotit Thaçi.
Dalja e raportit nuk mund të ndalohej edhe sikur aleatët më të mirë të Kosovës ta donin një gjë të tillë. Pra, kjo dalje nuk duhet të konsiderohet si diçka e planifikuar nga një grup shtetesh: Perëndimi jeton në demokraci, dhe nëse SHBA-të, p.sh do kishin fuqi ta ndalonin botimin e materialeve, mund ta bënin këtë me raportet e Wikileaks-it. Mund ta bënin me raportimin tjetër të Dik Martit, për burgjet sekrete të CIA-s në Evropë.
Për më shumë, duhet të konsiderojmë se cilin institucion përfaqëson ky njeri: Këshilli i Europës nuk ka ndonjë vlerë të madhe në shkallë globale, por një vlerë të kufizuar në kontrollin e demokracisë në vendet lindore. Ky institucion s’ka as mandat hetimi, dhe as hetimet apo vendimet e tij nuk kanë forcë detyruese.
Raporti në fjalë, është pra raport politik. I formuluar prej një politikani, dhe jo prej një institucioni të specializuar që mund të mbledhë prova dhe të formulojë akuza penale. Megjithëse Dik Marti ka qenë prokuror, çka mund ta ketë ndihmuar në hartimin e një teksti që të ngjajë i besueshëm, prapëseprapë ai nuk mund të mbledhë prova. Edhe informacionet e shërbimeve sekrete, ku ai thotë se mbështetet, shërbejnë si hipoteza studimi apo pune, por jo si prova që mund të fajësojnë dikë, kur dihet se provat duhet të merren në përputhje me ligjin dhe jo me metodat e shërbimeve.
Si raport politik, ai kurrë s’mund të zëvendësojë (me gjithë pretendimin e autorit), punën e njësive të specializuara ndërkombëtare që ekzistojnë në Kosovë, dhe as punën e një Tribunali të specializuar si Haga, i cili dështoi njëherë.
Raporti është politik, me selektivitetin në përzgjedhjen e informacionit, me bazamentin ku është mbështetur, me pretenciozitetin për të parë negativisht, në një raport të vetëm gjithë shqiptarët - Hashim Thaçin, UÇK-në, shtetin shqiptar, shërbimet sekrete shqiptare, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, diçka që e bën dhe thellësisht antishqiptar. Ai është mbështetur kryesisht mbi burimet e prokurorisë serbe, mbi punën paraprake dhe të dështuar të Karla Del Pontes me ndonjë pasurim siç është rasti i shtëpisë në Fushë-Krujë, apo lidhjet me trafikun e supozuar në ditët tona. Duket sikur shqiptarët qenkëshin specializuar në një krim kaq monstruoz siç është trafiku i organeve, që e vazhdojnë prej kohësh, ndaj ata s’mund të shihen më si viktimë, siç ka ndodhur deri më sot.
Ky raport i publikuar tani, me ndihmën e kuzhinës serbe të specializuar për fabrikime të tilla, synon veç të tjerash të dobësojë forcën e institucioneve të Kosovës në prag të bisedimeve dhe të ngushëllojë serbët për humbjen e tyre me vendimin e GJND-së apo rezolutën e re të OKB-së. E vetmja fitore e raportit është zhurma mediatike që krijoi, përndryshe gjithçka tjetër s’duket të ketë ndonjë vijim serioz. Ndërkombëtarët dinë ta bëjnë këtë analizë, dhe kështu shpjegohet refuzimi në bllok që ata i bënë kësaj ndërmarrjeje politiko-mediatike antishqiptare.