Çele fytyren me trukun e duhur

Çele fytyrën me trukun e duhur
Pasi të kesh hequr nga sytë çdo gjurmë lodhjeje, mund të fillosh me trukun. “Në krye të  hit paradës të tendencave të kësaj pranvere është make up-i natyral, me efekt tripërmasor”, shpjegojnë artistët e make ip-it të sfilatave të mëdha evropiane. “Për t’i realizuar nevojitet të përdoren pluhura me ngjyrat e hijes dhe dritës: “Për ta realizuar duhen përdorur pluhura me ngjyra të hijes dhe dritës: bezhë, rërë, e errët, gështenjë. Këto përhapen duke respektuar ngjyrat e qepallës. Pra, nuanca e hapur përdoret pranë qerpikëve dhe ajo e errët në vijën e harkut të syrit". Për një vështrim më të ëmbël, mund të aplikosh, vetëm në qerpikët e sipërm, një rimel ngjyrë kafë e errët.

Ne të këshillojmë:

Në rast se do që truku të qëndrojë më shumë, para se të aplikosh pluhurin, lyej gjithë qepallën me një bazë silikoni. Duke e mbajtur lëkurën paksa opake, ai bën që make up-i të qëndrojë më mirë.

Përzierje ngjyrash të zbehta

Një tendencë e fortë e stinës është ajo e ngjyrave të zbehta, pasaporta të vërteta të make up-it të tendencës. Nuancat si e jeshilja e hapur, bojëqielli e shuar ose e verdha  e zbehtë janë hsuëm të përshtatshme si për paradite dhe për në mbrëmje. "Duhet pasur ama kujdes për përbërjen: është mirë të jenë kremoze, me shkëlqim  dhe paksa metalike", këshillojnë mjeshtrit. "T’i aplikosh është e thjeshtë: mjafton të përdorësh furçë me fije natyrale dhe të përziesh të paktën dy ngjyra me njëra tjetrën". Për të thekusar shkëlqimin e vështrimit zgjidh një ngjyrë që kontraston me atë të irisit, për shembull jeshile po të kesh sy blu ose të kuqe po t’i kesh ngjyrë lajthie.

Nuanca të kuqe dhe gri

Pasi ishin ngjyrat top për veshjet dhe aksesorët e këtij dimri e kuqja dhe grija bëhen ngjyrat më glamour të makijazhit të pranverës. "Mënyra më e mirë për të përdorur këtë çift triumfator është të formosh “smoky eye”, pra një hije gri rreth syve. Por duhet të jetë më pak e theksuar, më e zbehtë dhe e lehtë se ajo që ishte në modë në dimër. Vetëm kështu në fakt do i japë elegancë fytyrës" këshillojnë specialistët. "Për t’i dhënë dritë vështirmit dhe krijuar vetëtitje të shkëlqyeshme  sekreti është të dizenjosh një pikë të ndriçuar në këndin e brendshëm të syve me një pluhur me ngjyrë të hapur me shkëlqim".

Vija blu

Këngëtarja Amy Winehouse mban në sy një vijë të zezë, të trashë e së fundmi pak të rënë. Për të qenë aktuale, në të kundërt, vija që duhet të bësh ti duhet të jetë e përkryer dhe ngjyra e saj blu e errët, një nga ngjyrat më në modë. "Vija që përdoret tani është e gjatë dhe ngrihet drejt tëmthave. Pradaj mund të bëhet me pluhur: mjafton të përdorësh një aplikator me majë. Me këtë mënyrë,  pastaj është me e lehtë ta pikturosh, sidomos po të duash ta trashësh më vonë, ngjyrë mbi ngjyrë. I shkon më shumë atyre që kanë sy të tërhequr sepse priret t’i rrumbullakosë ato" shpjegojnë specialistët.
 
Nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama