Çfare eshte varesia ndaj seksit?

Çfare eshte varesia ndaj seksit?
Një sëmundje apo një mani normale. Ja se kur për shkencën, fiksimi për seksin përbën shqetësim Për grekët e vjetër ishte porneia, një dëshirë e shfrenuar për kënaqësi, që Platoni te “Fedon” e cilësoi si “çmenduria e trupit”. Për latinët ishte luxuria, shqetësimi i rregullit. Me krishterimin u bë vesi i tretë më i madh dhe në shekullin e tetëmbëdhjetë një devijim seksual. Por nga maji i vitit 2013, me publikimin e DSMV, biblës së psikiatërve, shqetësimi që lidhet me varësinë ndaj seksit do të konsiderohet si një sëmundje mendore.

Kultura

Çfarë e ka transformuar një çrregullim të zakoneve në sëmundje? Ka kritere objektive që caktojnë kufij mes dëshirës seksuale normale dhe simptomave të një sëmundjeje? Do të mjaftonte ndonjë ilaç për ta rregulluar këtë gjendje? Modifikimi i vazhdueshëm i pikëpamjes tregon influencën e kulturës në fiksimin e kufijve mes normalitetit dhe sëmundjes. “Në fushën seksuale, influenca ndikon shumë: mjafton të mendosh për mbështetjen e meshkujve për Kazanovën dhe urrejtjen për meshkujt e dobët”, shpjegon Simonetta Fava, seksologe dhe psikoterapiste. “Ndërkaq, është e vërtetë që seksualiteti ka një bazë biologjike, por ndryshe nga ajo sa mendohet kërkon një repertor sjelljesh automatike që nga joshja te penetrimi. Kush nuk i kupton shkon te seksologu”.

Fëmijëria

Për më tepër, kultura sociale dhe familjare mund të stimulojë ose shtypë seksualitetin. “Sot për shembull dëshira seksuale stimulohet në mënyrë të qartë që pas moshës dhjetë vjeç, kur fëmija përballet me gjërat që duhet t’i mësojë në pubertet apo adoleshencë”, vazhdon Fava. “Programe dhe publicitete të përshtatshme për adoleshentët i bëjnë interesante dhe të tretshme sjelljet e papërshtatshme ndaj fëmijëve deri 10 apo 11 vjeç”. Sigurisht, jo të gjithë do të dëmtohen, por më të predispozuarit nga pikëpamja biologjike mund të dëmtohen.

Diagnoza

Prej 15 vjetësh një grup kërkuesish, mes të cilëve dhe psikiatria e Harvardit, Martin Kafka, inkuadron “ekseset” në diagnozën e shqetësimeve nga hiperseksualiteti. Të tjerë psikiatër nuk janë dakord, por “task force” që merret me këtë temë drejtohet pikërisht nga Kafka.

Të përcaktosh abuzimin e ushqimit apo seksit nuk është e lehtë si për shembull të caktosh abuzimet me kokainën”, thotë Fabrizio Schifano, psikiatër i çështjeve të varësisë. “Kokaina të bën keq dhe shumë pak e konsumojnë. Ushqimi dhe seksi u intereson të gjithëve dhe në këto sjellje ka një ndryshueshmëri të madhe të lidhur me moshën me kulturën dhe kushtet”. Për shembull dy vakte të bollshme çdo ditë, të tepërta për një nëpunës, janë të mjaftueshme për një punëtore ndërtimi.

As në fushën seksuale nuk mund të flasësh për abuzime. Jo rastësisht, studimet epidemiologjike numërojnë numrin e orgazmave të popullsisë 30-vjeçare: një në tetë meshkuj dhe një në 12 femra kanë 5 orgazma në javë për periudha të vazhdueshme prej 6 muajve me pak fjalë të gjithë të varur pas seksit? Nuk është e thënë: kush ka një raport të mirë në çift, apo një partner të ri është normale që të ketë shumë raporte. As një tradhti bashkëshortore nuk është provë për hiperseksualitetin.

Është ndryshe kur vëmendja për seksin bëhet fiksim, nuk mund të kontrollohet vetja dhe edhe pse shqetësohesh për pasojat, nuk kurohesh. Te pasojat mund të përmendim, tradhtinë e vazhdueshme, prishjen e imazhit, materialet pornografike në kompjuter, mbi shëndetin me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Dëmet

Pamundësia për impulset e pakontrolluara seksuale ka tre interpretime: mund të bëhet fjalë për një shqetësim të kontrollit të impulsit apo të një shqetësimi obsesiv-kompulsiv apo të një sjelljeje që lidhet me varësinë.

Dhënia e tepruar ndaj seksit është një patologji si shumë të tjera, me rrënjët e ngulura thellë në fëmijëri. Bëhet fjalë për sjellje që ta nxjerrin jetën jashtë kontrollit dhe ta fusin nëpër hulli të paimagjinueshme.

Varësia ndaj seksit nuk karakterizohet vetëm nga dobësia e marrjes së vendimit të duhur kur je përballë një tundimi apo një joshjeje, por ka të bëjë edhe me sjelljen seksuale në tërësi. Ka shumë lloje varësish seksuale, që variojnë nga ata që janë shumë të dhënë pas seksit, e deri tek ata që nuk e çojnë nëpër mend marrëdhënien apo kontaktin fizik me një qenie tjetër, mashkull apo femër nuk ka rëndësi.

Ka edhe nga ata që nuk kryejnë marrëdhënie dot me partnerin e tyre, edhe pse mund ta dashurojnë, e ndërkohë ëndërrojnë gjatë gjithë kohës të tjerë. Në këto fusha nuk ka kërkime shkencore të mirëfillta dhe si pasojë statistikat e sakta mungojnë dhe pikat e referencës nuk janë të shumta, sepse deri pak kohë më parë kjo është konsideruar si një çështje tabu e mbi të gjitha si një çështje që nuk ka nevojë për marrjen e masave. Është parë thjesht në kuadrin e një vesi e jo të një patologjie të mirëfilltë, që si çdo patologji ka nevojë për kurën e duhur për t’u shëruar.

Por, pavarësisht mungesës së statistikave të plota, pjesa më e madhe e mjekëve dhe psikologëve që janë marrë me kërkime në këtë fushë janë të mendimit se 90% e personave që kanë krijuar varësi seksuale janë meshkuj dhe vetëm 10% janë femra. Nuk dihet ende pseja e një statistike të tillë, por ndoshta kjo mund të shpjegohet edhe me lirinë që meshkujt kanë pasur dhe kanë tradicionalisht për të bërë disa gjëra dhe për të mos u stigmatizuar e paragjykuar, ndryshe nga sa ndodh me femrat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama