Çirici Ministria e Shendetesise i jep fondin limit per blerje ambulancash njeriut te qeverise

Eleina Qiriqi 29 tetor 2015TIRANË, 29 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se po favorizon njërëz të lidhur me qeverinë për blerje ambulancash, duke u dhënë të gjithë fondin limit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Eleina Çirici, në një deklaratë për mediat të enjten paradite, u shpreh se "biznesmeni Agron Papuli ka marrë të gjithë fondin limit të Ministria e Shëndetësisë për blerje ambulancash", duke sjellë si provë një dokument zyrtar, qe sipas saj, vërteton skandalin korruptiv.

"Ky korrupsion masiv i shtrirë në çdo zyrë, kjo mënyrë e të bërit biznes me paratë e shqiptarëve, po sjell varfëri e skamje dhe rënie pikiatë të ekonomisë së vendit, siç bëri të ditur edhe Banka Botërore në raportin e fundit, ku Shqipëria ka përkeqësim dramatik, zbritje me 35 vende duke qënë sot të fundit në rajon dhe për disa tregues të fundit në botë", u shpreh Çirici. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama