Mesfuhsori shqiptar, Herolind Shala ka qenë protagonist absolut në fitoren e sotme të Slovan Liberecin ndaj Xihlavës, në kampionatin çek. Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi të dy golat në fitoren 2-0 që arriti skuadra e tij.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Liberecin, që tashmë është i sigurt në vendin e katërt, që e çon në Europa League, sepse është 7 pikë para Slavias së Pragës, me vetëm 5 ndeshje të mbetura.