Çmimet ‘Oscar 2013’ filmi ‘Lincoln’ merr 12 nomine

Çmimet ‘Oscar 2013’, filmi ‘Lincoln’ merr 12 nomine
“Lincoln”, drama presidenciale amerikane e Steven Spielberg dominon në listën e nominimeve për çmimet ‘Oscar’ për vitin 2013, duke marrë gjithsej, 12 nominime në total, përfshirë edhe atë të filmit më të mirë. Në vend të dytë renditet filmi ”Life of Pi” i regjisorit Ang Lee, me 11 nominime.

Lincoln, me regji të Steven Spielberg dhe protagonistë Daniel Day-Lewis dhe Sally Field është ndërtuar mbi ngjarjet e rrëfyera në librin “Team of Rivals” të Tony Kushner. Në qendër të komplotit është një përplasje mes Presidentit të gjashtëmbëdhjetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë amerikane për heqjen e skllavërisë pas Luftës Civile.

Çmimet ‘Oscar’ do të ndahen në ceremoninë që do të mbahet më 24 shkurt në Hollywood, ndërkohë që për filmin më të mirë janë nominuar edhe shtatë filma të tjerë nga Akademia e Arteve dhe e Shkencës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama