Çmimet Nobel ne Mjekesi nderohen tre shkencetare

Çmimet Nobel ne Mjekesi, nderohen tre shkencetare
Çmimi Nobel në mjekësi për vitin 2001 iu dha tre shkencëtarëve për punën e tyre në zbërthimin më të mirë të sistemit imun. Çmimi i njoftuar sot në Stokholm, iu dha Bruce Beutler nga Shtetet e Bashkuara, Jules Hoffman nga Luksemburgu dhe Ralph Steinman nga Kanadaja. Beutler dhe Hoffman do të ndajnë gjysmën e çmimit prej 1.5 milion dollarë kurse Steinman do të marrë gjysmën tjetër.

Shkencëtarët vlerësohen për punën e tyre që mund të çojë në kurimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Akademia mbretërore suedeze e shkencës do të emërojë fituesit në fizikë të martën dhe në kimi të mërkurën. Çmimi për ekonominë, që jepet në kujtim të Alfred Nobelit, do të njoftohet më 10 tetor. Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2011 do të njoftohet të premten.(voa)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama