Çolizmi i Simeones kunder Tiki-Taka-s

Çolizmi i Simeones kundër Tiki-Taka-s

Atletiko Madrid kundër Bajernit të Mynihut! Ky ishte çifti i dytë gjysmëfinalist i Ligës së Kampioneve. Loja dhe filozofia e Atletikos është unifikuar me atë të trajnerit Diego Simeone, nofka e të cilit në Argjentinë është "el çolo".guardiola simeone "Çolizmi", filozofia e integruar nga Simeone së bashku me ekipin e tij janë bërë pjesë studimi e Universitetit të Harvardit (Revista "Harvard Business Review") dhe është futur si term në filozofinë sportive. Ky nocion përshkruan lojën e fortë, të ashpër, mbrojtje betoni, "luftë" me këmbë e me duar si në fushë dhe në zonën e trajnerit.

Argjentinasi e ka kthyer në institucion këtë "luftë" me zemër të madhe duke mos u dorëzuar dhe iu nënshtruar askujt. "Unë flas mbi vlera që sa vjen dhe rrallohen në futbollin modern, por që janë më të dobishme se kurrë në aktualitetin tonë të ashpër.

Ne besojmë te vlera e jetës. Kurrë s'duhet të dorëzohemi edhe kur rivalët janë më të mirë se ne. Evolucioni tregon se peshku i madh e ha të voglin, por ne po bëjmë që të ndodhë edhe e kundërta. Lufta për mbijetesë të bën më të fortë për ta dashur jetën", analizoi Simeone filozofinë e tij. Edhe pse Barcelona ofron futboll të bukur, ku dominoi 71 % të topit ndaj Atletikos, në fund ishte "çolizmi" që fitoi betejën 3-2.

Doktrina e Simeones kërkon rezistencë, zemër të madhe, por edhe shumë ndëshkime nga loja e ashpër. Sakrifica dhe të bashkuar për një qëllim bën që lojtarët të japin jetën në fushë me nder. Simeone është modeli i bashkësisë dhe luftëtarëve që u kanë bërë ballë mbretërive duke mos lejuar shtypjen e skllavëve.

Në mënyrë metaforike është pikërisht kjo filozofi që do përballet sërish me futbollin "tiki-taka", por këtë herë të dirigjuar nga Pep Guardiola. Trajneri spanjoll ka ndërthurur këtë filozofi me karakterin dhe lojën gjermane. Nëse Bajerni kritikohej për qarkullim të ekzagjeruar të topit, tani ajo është tjetërsuar, pasi Pep ka mësuar edhe nga paraardhësi i tij, Jup Hajnkes.

Ky i fundit ishte mjeshtër i "qitjeve", goditjeve standarde, luftës në ajër dhe balancave të mbrojtjes. Bajerni përbëhet nga kampionë bote, lojtarë që kanë fituar Champions-in dhe që kanë një eksperiencë të gjerë në arenën ndërkombëtare. Agresiviteti i Riberisë dhe Vidalit, bukuria e lëvizjeve të Tiagos, Kostës, Komanit dhe Mylerit do na ofrojnë një "vallë- zim ujqërish" në "Kalderon" dhe "Allianz-Arena".

Përgatiti: Përgatiti: ENIAR IBRO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama