Çorape nga Delvina ne Osnabryk

Çorape nga Delvina në Osnabryk

8 euro kushtojnë çorapet e leshit. Ato janë thurur nga 30 gra delvinjote dhe ofrohen për tu blerë në Gjermani nga Karitasi i qytetit Osnabryk.

Ottmar Steffan, drejton këtë aksion në Osnabryk: "Ne kemi tre motra urdhëri në Shqipëri, që kanë shkuar atje para gjashtë vitesh për të ndihmuar në ngritjen e komunitet katolik. Ato jetojnë me njerëz të thjeshtë dhe kështu u lindi ideja e çorapeve".

Në jug te Shqipërisë ka disa familje katolike shqiptare katolike, por nuk ka priftërinj, murgesha ose murgjër. Tre motra nga Urdhëri Thunier i franceskanëve kanë marrë ftesën nga Peshkopi i Jugut të Shqipërisë për të ndihmuar në stabilizimin e komunitetit katolik në Delvinë.

Në stabilizimin e jetës së komunitetit bën pjesë edhe përmirësimi i gjendjes ekonomike. Kështu q tre murgeshat ideuan aksionin e shitjes në Gjermani të çorapeve që thuren nga 30 gra shqiptare. Karitasi njofton me shtyp që kanë ardhur çorape nga Shqipëria, ose i nxjerr çorapet në shitje në treg. Aksioni ndihmohet edhe nga komuniteti katolik i qytetit. Përveç Shqipërisë, Urdhëri Thunier i franceskanëve ka komunitete në Japoni, Indonezi, Brazil.


Marre nga : D. W.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama