Çudia e FSHF-se Titulli i Skenderbeut? Presim UEFA-n

Çudia e FSHF-së: Titulli i Skënderbeut? Presim UEFA-n

Ndonëse UEFA ka më shumë se një muaj që ka marrë vendimin e saj në lidhje me Skënderbeun duke e dënuar me përjashtimin nga Liga e Kampioneve, në Federatën Shqiptare të Futbollit janë kujtuar vetëm dje që të kërkojnë nga ky institucion dokumentet që çuan në këtë dënim, pas konfirmimit të tij në KAS.

shulku nurishmi

Gjatë një konference për shtyp të organizuar në FSHF për të shpjeguar strukturën e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, u detyrua të fliste edhe për skandalin më të madh që ka mbërthyer futbollin shqiptar.

"Kampion i Shqipërisë mbetet Skënderbeu. Ne i kemi kërkuar UEFA-s që të na ofrojë për njohje materialin, për të cilin Skënderbeu u dënua dhe më pas, kjo çështje do t'i dorëzohet Komisionit të Etikës. Deri në atë moment, Skënderbeu është dhe do të mbetet Kampion i Shqipërisë", deklaroi Shulku.

SKENDERBEU KAMPION I SHQIPERISE - /r/n/r/nSKENDERBEU CHAMPION OF ALBANIA -

UEFA ka marrë vendimin e saj që më datë 1 qershor 2016, ndaj duket e pakuptimtë që FSHF priti deri më datë 6 korrik, kur KAS mbajti në fuqi vendimin e UEFA-s, për të kërkuar informacionet e hollësishme rreth shkeljeve të Skënderbeut. Aq më tepër kur UEFA në shpjegimin e saj për dënimin e Skënderbeut, la të kuptohej se shkeljet e korçarëve ishin regjistruar edhe në kampionatin shqiptar.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama