Skuadra e Zyrihut ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri dhe ashtu siç pritej, në radhët e saj që nga dita e parë e stërvitjeve, kanë qenë edhe Burim Kukeli dhe Armando Sadiku.
Ndërsa i pari ka qenë mjaft entuziast dhe ka pranuar të flasë për mediat për eksperiencën e tij në Europian me Shqipërinë, ndryshe ka qenë situata me Sadikun.
Sipas "Blick", ai ka refuzuar kërkesat për intervista, duke mos dashur që të shprehet publikisht rreth të ardhmes së tij, meqë ajo është në diskutim. Sadiku nuk e ka fshehur dëshirën për t'u larguar nga Zyrihu, i cili në këtë sezon luan në kategorinë e dytë zvicerane, drejt një kampionati më të fortë si ai italian apo gjerman.
Por aktualisht klubi kërkon një shifër shumë të lartë për kartonin e tij dhe kjo ka bërë që skuadrat e interesuara të tërhiqen.