Java Teatrore e te Rinjve

Java Teatrore e të Rinjve
Në kuadrin e Javës Teatrore të të Rinjve, që u hap në datën 11 nëntor në Tiranë, në datën 18 nëntor, ora 19:00, në Sallën e Re të Teatrit Kombëtar në Tiranë do  të shfaqet premiera e komedisë “Le të bëjmë seks” të regjisores së re Elma Dorezi.
“Le të bëjmë seks” është një pjesë teatrale me dy akte e shkruar nga dramaturgu i njohur rus me banim në Izrael, Valentin Krasnogorov. Personazhet e pjesës janë burri, gruaja, një profesor, një vajzë dhe një motër. Të gjithë personazhet e kësaj komedie të çuditshme absurde flasin vetëm për një gjë: për seksin. Por ndërsa të  gjithë personazhet vihen në lëvizje nga elementet me parësore të emocioneve njerëzore – vetmia, dëshira për dashuri, përpjekjet e tyre për të harruar problemet – ata  me shumë lezet dhe humor nuk rrinë dot pa diskutuar dhe folur për subjektin e tyre të preferuar. Kjo komedi është e komplikuar dhe tragjike siç është edhe e  këndshme dhe therëse..
Regjisorja e re Elma Dorezi është e vetmja konkurrente që merr pjese për herë të parë në këtë aktivitet.

Ajo ka pasur mundësi të realizojë disa shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Së fundi Dorezi ka realizuar edhe shfaqjen  Pinoku me fëmijë me aftësi te kufizuara.
Pjesët teatrale që do të shfaqen gjatë javës teatrore të të rinjve janë “Përse nuk rri për mëngjes” të autorëve Ray Cooney dhe Gene Stone me regji te Rozina Kostanit, “Nusja dhe vjehrra” me autor Carlo Goldoni dhe regji të Alma Hotit, “Le të bëjmë seks” autor Valentin Krasnogorov dhe regji të Elma Dorezi, “Për mua,  atë dhe të tretin” me autor Aqif Mulliqin dhe regji të Sonila Kapidanit, “Muzika e dytë” e Marguerite Duras me regji të Najada Elmazi dhe “Andi dhe Norman” e Neil Simon me regji të Andia Xhungës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama