“Slovak art juniors” ne galerine “Kledio”
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Gjashtë artistë të rinj nga Sllovakia kanë hapur në galerinë “Kledio” në Tiranë një ekspozitë të përbashkët të titulluar “Slovak art juniors Tirana-Bratislava”. Artistët e rinj janë studentë të Akademisë së Arteve të Bukura dhe Dizajnit në Bratislavë. Punimet e Henrich Kimerling, Andre Pezman, Alexandra Kalisova, Veronika Obertova, Nina Hanusova dhe Peter Vcelka janë në pikturë, në grafikë, punime në kompjuter, filma të animuar, litografi etj.
Me këtë ekspozitë artistët e rinj sllovakë synojnë të sjellin më afër një pjesë të asaj çka ndodh sot në kulturën sllovake duke e konsideruar këtë pikëtakim të parë me Shqipërinë si një kontakt fillestar mes dy kulturave. Ekspozita “Slovak art juniors”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 15 nëntor, është organizuar në bashkëpunim me ambasadën sllovake.
Galeria “Kledio” ndodhet në Blv. “Bajram Curri”, Pll. 1 Maji. Galeria është e hapur çdo ditë përveç të dielën nga ora 09:00 – 21:00.
Tel.: 04 22 56 413.