Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani ka bërë një deklaratë të fortë nga Vlora, duke kërkuar trajtim të veçantë për banorët e Himarës.
“Jam këtu për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi, me Vlorën dhe zonat e saj periferike. Jemi të interesuar për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe asnjë projekt të mos i cenojnë këta të fundit. Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara”, tha ajo.
E pyetur rreth deklaratave të ministrisë së jashtme greke, ajo theksoi se vjen për herë të parë në Vlorë dhe nuk do të preferonte të bënte komente politike.