Cfare jane Marredheniet e punes?

Cfare jane Marredheniet e punes?
Objekti i kesaj rregulloreje eshte percaktimi i rregullave per kushtet, procedurat, te drejtat dhe detyrimet, e pranimit, fillimit dhe mbarimit te marredhenieve te punes se personelit ne Kompanite Shqiptare.

Ne zbatim te kesaj rregulloreje termat e meposhtem kane kete kuptim:
a) “Perzgjedhja” – eshte procesi i zgjedhjes te kandidateve per punesim nepermjet procedures se konkurrimit te percaktuar ne kete rregullore.
b) “Pranimi ne pune” – eshte marrja ne pune ne perfundim te procesit te perzgjedhjes se kandidateve, sipas rregullave dhe procedurave te vendosura me kete rregullore.
c) “Punesim” – eshte procesi i pranimit ne pune, fillimit, vazhdimit dhe nderprerjes se marredhenieve te punes ndermjet Kompanise dhe punonjesve te saj.
d) “Akti i emerimit”- eshte dokumenti ne te cilin Adminstratori, ne emer dhe per llogari te Kompanise, shpreh vullnetin per te punesuar nje individ konkret dhe sipas te cilit fillon marredhenia e punes. “Pershkrimi i punes” - eshte dokumenti i shkruar dhe i miratuar nga administratori perkates, i cili permban instruktimin mbi menyren e permbushjes se pergjegjesive funksionale, qe kane lidhje me zbatimin e kontrates individuale te punes per çdo pozicion pune ne Kompani, i cili i bashkengjitet dhe eshte pjese perberese e kontrates tip te punes.
f) “Levizje paralele” – eshte kalimi i punonjesit nga nje pozicion pune ne nje pozicion tjeter te te njejtit nivel apo te nje niveli te krahasueshem me te, brenda Kompanise.
g) “Punonjes / Personel” ne Kompanite Shqiptare - eshte individi, i cili ka nenshkruar nje kontrate pune me Kompanite Shqiptare dhe qe eshte i emeruar ne baze ose / dhe jashte struktures organizative te Bankes, por ne perputhje me dispozitat e kesaj rregulloreje dhe brenda numrit te pergjithshem te punonjesve te miratuar nga Keshilli Mbikeqyres.
h) “Epror i drejtperdrejte“ - eshte eprori me i afert i punonjesit, sipas struktures organizative te Kompanise, tek i cili raportohet per kryerjen e detyrave.
i) “Pezullim” – eshte nderprerja e perkohshme e marredhenies se punes, me kusht rifillimin e tyre pas renies se shkakut per te cilin eshte kryer pezullimi.
j) “Ore shtese”- eshte çdo ore pune e kryer mbi kohezgjatjen ditore normale ose javore maksimale te punes.
k) “Organ vendimmarres” - eshte Adminstratori i Kompanise.
l) “Mbyllja dhe/ose ristrukturimi” – eshte suprimimi dhe/ose ndryshimi i struktures se brendshme te nje njesie organizative, ne baze te nje vendimi te Keshillit Mbikeqyres te Kompanive Shqiptare.
m) “Punedhenes” – eshte Kompania Shqiptare dhe anasjelltas (me poshte Komapnia).
n) “Punemarres” – eshte individi i punesuar ne Kompani sipas dispozitave te kesaj rregulloreje.
o) “Keshilli Mbikeqyres”- eshte Keshilli Mbikeqyres i Kompanise.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama