Hipoteka dokumentet qe duhen per regjistrimin fillestar te prones

Hipoteka, dokumentet qe duhen per regjistrimin fillestar te prones
Procedura zyrtare qe zbatohet nga Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Dosjet me dokumentet qe duhen per secilen kategori pronash

Regjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme behet me pergatitjen e kartelave te pasurive te paluajtshme dhe dokumentimin e kufijve te ketyre pasurive ne Harten Treguese te Regjistrimit. Te drejtat e pronesise si dhe kufijte e çdo pasurie te paluajtshme vertetohen me paraqitjen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te dokumenteve te meposhtme. Per secilin rast eshte dhene dhe legjislacioni ku duhet te bazohen per procedura te metejshme te gjithe ata qytetare qe duan te kryejne nje regjistrim fillestar te pasurive te paluajtshme qe posedojne. Per te gjithe ata qe duan te regjistrojne pasurite e paluajtshme qe e kane marre kete prone fale Ligjit nr. 7501 u duhet si dokument akti i marrjes se tokes ne perdorim ose ne pronesi.

Regjistrimi
Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme operojne çdo dite per regjistrimet fillestare te pronave sipas legjislacionit qe u ka mundesuar kete prone qytetareve. Per pasoje dhe dokumentet qe duhen per secilen nga keto pasuri jane te ndryshme. Qytetaret qe duan te regjistrojne pasurine e paluajtshme, qe e kane perfituar fale ligjit per “Tokat bujqesore te pandara”, u duhen dy dokumente. Dokumenti i pare ka te beje me aktin e marrjes se tokes ne pronesi dhe plan-vendosjen. Nderkohe, per te gjithe ata qe pasurine e kane perfituar nga ligji “Per ndarjen e pasurise ne kooperativat bujqesore” lista e dokumenteve te nevojshme eshte me e madhe. Ne Hipoteke duhet te paraqitet vendimi i komisionit te shperndarjes dhe likuidimit te pasurive te kooperativave bujqesore, kontrata e shitblerjes se objektit, kontrata e marredhenieve me truallin si dhe plan-vendosja. Per te gjithe ata qe kane perfituar pasuri te paluajtshme fale ligjit “Per rivleresimin dhe shperndarjen ne vlere te pasurise se ish-kooperativave bujqesore” duhet kontrata e shitblerjes se nderteses, kontrata e marredhenieve me truallin, vendimi i keshillit te komunes dhe plan-vendosja.

Banesat shteterore
Prane zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme vazhdojne te jene te shumta kerkesat per regjistrimin e objekteve shteterore qe i kane kaluar ne emer te qytetareve. Kjo kategori personash qe kane fituar nga ligji per ristrukturimin e ndermarrjeve bujqesore duhet te dorezojne aktin e marrjes se tokes ne pronesi apo ne perdorim ose kontraten e marredhenieve me truallin midis Agjencise Qendrore te Ristrukturimit dhe Privatizimit te NB-ve dhe subjektit. Po aq e domosdoshme eshte edhe kontrata e shitblerjes se objektit dhe plan-vendosja.

Privatet
Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private dhe nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimi” duhet te paraqesin kontraten e shitblerjes mes AKP-se dhe bleresit per objektin e privatizuar, kontrate per marredhenie me truallin, plan-vendosje dhe aktin e dorezimit te nenshkruar nga AKP-ja dhe bleresi. Ne rastet kur AKP-ja ka shitur me nje kontrate te vetme truallin dhe objektin mbi te, eshte e mjaftueshme vetem kjo kontrate per te regjistruar si truallin, ashtu edhe objektin. Te njejtat dokumente perdoren edhe per rastet e privatizimeve te pasurive te NB-ve.


Per pasurite e paluajtshme “pallat” dhe “apartament” Sipas procedurave qe zbatohen ne zyrat e regjistrimit te pasurive se paluajtshme per objektet qe cilesohen “pallat” apo “apartament”, qe jane perfituar fale ligjit “Per privatizimin e banesave shteterore”, do te regjistrohen ne baze te kater dokumenteve. Ne dosje duhet te perfshihet kontrata e shitblerjes, planimetria e apartamentit, gent-plani i pallatit, certifikata e gjendjes familjare me 1 dhjetor 1992 per te percaktuar bashkepronaret me moshe mbi 18 vjeç ne kete date, kur ata nuk jane pasqyruar ne kontrate. Kur informacioni nga keto dokumente nuk ploteson kerkesat e fushave te karteles, perdoren dokumentet e tjera te dosjes se privatizimit si formularet 1, 2, 3 dhe mandat-pagesa. Per pasurine “pallat” duhet te krijohet dosja e dokumenteve me numrin arkivor perkates. Si dokumente sherbejne gent-plani, formulari 1, kontrata e bashkepronesise, shenime te tjera qe lidhen me pallatin.

Per pasurite e kthyera te ish-pronareve
Per pasurite e paluajtshme te kthyera ose te kompensuara fizikisht qe jane perfituar nga ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” do te regjistrohen ne baze te vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, plan-vendosjes, deshmise se trashegimise ne rastet kur prona i eshte kthyer trashegimlenesit si dhe procesverbalin e marrjes ne dorezim te prones (dorezimi i nderteses ose piketimi i truallit), veçanerisht ne rastet kur nuk eshte e mundur te behet identifikimi ne HTR. Ndersa per pasurite e kthyera ose te kompensuara fizikisht ne baze te ligjit “Per kompensimin ne vlere ose me troje ish-pronareve te tokave bujqesore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve duhet vendimi i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, plan-vendosja, deshmia e trashegimise ne rastin kur prona i eshte kthyer trashegimtareve si dhe proces verbali i dorezimit te mbajtur mes Drejtorise se Sherbimit Pyjor dhe pronarit qe i eshte kthyer prona. Pasurite e paluajtshme te njohura ne baze te dekretit te Presidentit te Republikes “Per faljen e studiove te punes piktoreve dhe skulptoreve” regjistrohen me paraqitjen e aktit te dhurimit nga Komisioni i Perbashket i Bashkise dhe i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, plan-vendosja si dhe dokumenti per marredheniet me truallin.

Laureta Rryçi -g.albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama