Ka dalë pas 2 orësh e 30 minutash dëshmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda para dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Tahiri tha se ishte kërkesa e tij që të paraqitej sot në Prokurori për të pasur një hetim sa më të shpejtë e të qartë.
“Dua të falenderoj prokurorët që morën parasysh kërkesën time për një hetim sa më të shpejtë e objektiv, me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia e për të shprehur gatishmërinë për t’i shkuar të vërtetës deri në fund”, tha Tahiri i shoqëruar nga dy avokatët e tij Artan Hajdari dhe Maks Haxhia.
PYETJET
Pyetje: Për çfarë u pyetët?
Tahiri: Unë sapo ju përgjigja
Pyetje: Çfarë ju sekuestruan dje në shtëpi
Tahiri: Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush apo ta kthej në një histori debati politik, unë them që debati politik duhet të mbyllet, betejën e kam me drejtësinë e shqiptarët.
Pyetje: Çfarë i thatë prokurorëve?
Tahiri: Do doja që atë që bëra me prokurorët mos e bëja dhe këtu se do ishte punë e dyfishtë, jam i disponueshëm për t’ju përgjigjur çdo lloj pyetjeje nga hetimi e për t'i shkuar deri në fund të vërtetës.