Onufri hapet me 23 dhjetor

'Onufri' hapet me 23 dhjetor
Ekspozita - konkursi i përvitshëm “Onufri”, që do të hapet në datën 23 dhjetor në Galerinë e Arteve në Tiranë, edhe këtë vit i është kushtuar artit shqiptar. Edicioni i 17- të i këtij konkursi i titulluar 'Unë jam artist' ka ruajtur përsëri karakterin e tij kombëtar dhe në të marrin pjesë artistë vendas, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë.

Tema e veprave që do paraqiten në këtë konkurs i kushtohen artit, artistëve dhe realitetit. Tashmë janë zgjedhur 27 artistët që do të marrin pjesë në këtë konkurs dhe ata janë kryesisht nga Tirana, Shkodra dhe Prishtina. Gjinitë e preferuara të ekspozitës janë piktura dhe fotografia. Rreth 12 artistë me përvojë dhe të rinj konkurrojnë në pikturëÇmimet e konkursit “Onufri’ do të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama