Si ta hartoj nje Plan Biznesi?

Si ta hartoj nje Plan Biznesi?
• Ç’eshte plani i biznesit?

Plani i biznesit eshte nje permbledhje e shkruar e aktivitetit te propozuar te sipermarresit, e detajeve operacionale dhe financiare te tij, e strategjive te tij te marketingut, e aftesive dhe e zotesive te menaxhereve te tij.


• Pse eshte i nevojshem plani i biznesit?

1. Plani i biznesit eshte nje nga faktoret kryesore ne terheqjen e investimeve ose ne menaxhimin e ndermarrjes per t’iu dhene financimin qe do tu nevojitet per te realizuar endrren tuaj.

2. Plani i biznesit permireson kontrollin menaxherial mbi ndermarrjet dhe shmang gabimet qe ju çojne ne falimentimin e biznesit.


• Plani i biznesit i siguron sipermarresit keto perfitime:

1. Vleresim sistematik dhe realist te shanseve te sipermarrjes per sukses ne treg.

2. Menyre per te percaktuar rreziqet kryesore qe ballafaqohen ne biznes.

3. Plan me rregulla per menaxhimin e suksesshem te biznesit.

4. Instrument per te krahasuar rezultatet aktuale kundrejt objektivave te percaktuara.

5. Instrument kryesor per te terhequr para per investime.


Plan Biznesi
(Projekti i nje ndermarrjeje)

A) PREZANTIMI I IDESe
Emri i projektit(biznesi)__________________________________________________

Sektori_______________________________________________________________

Numri i identifikimit te personit tatimor (NIPT) ______________________________

Vendndodhja e aktiviteti _________________________________________________

Pershkruani ne menyre te detajuar, sipermarrjen tuaj.


* Pyetjet qe mund t’iu ndihmojne ne kete pershkrim:

1. Ç’fare lloj biznesi keni?

2. Cili eshte synimi i biznesit tuaj?

3. Cilet jane klientet me te mundshem te cilet duan produktet apo sherbimet tuaja ?

4. Cili eshte produkti apo sherbimi juaj primar?

5. Cili eshte funksioni primar i produktit apo sherbimit tuaj?

6. Cilat jane tre perfitimet unike te produktit apo sherbimit tuaj?

7. Cili eshte konkurrenti juaj?

8. Cili eshte çmimi i produktit apo sherbimit tuaj kundrejt konkurrentit tuaj?

9. Si diferencohet produkti apo sherbimi juaj nga ato te konkurrentit tuaj?

10. A po beni ndonje oferte speciale per shperndaresit apo konsumatoret?

11. Vendosni sloganin tuaj i cili eshte mesazhi kryesor ose fraza qe pershkruan biznesin
tuaj.

12. Cilat jane planet tuaja aktuale per reklamen dhe promocionin?

13. A keni informacione per produktin tuaj ne forme broshurash, diagramesh, fotografish, botime te shtypit ose dokumente te tjera?

14. Si do te financoni rritjen e biznesit tuaj?

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama