Agjencia e njohur e sondazheve dhe studimeve, Pew Research, shkruan se 244 milionë njerëz në mbarë botën janë larguar larg vendit të lindjes.
Ndikimi është shumë i madh, pavarësisht se bëhet fjalë për 3 përqind të popullsisë.
Megjithatë disa shtete mbajnë rekordin.
Pew Research thekson se nga 28 përqind e shqiptarëve janë larguar nga vendi.
Megjithatë rekordin botëror e mban Bosnja.
Prej andej janë larguar 30 përqind e popullsisë.
Pas Bosnjes dhe Shqipërisë vjen Xhamajka, Armenia e Kazakistani.
Më pas Trinidad&Tobago, Maqedonia dhe Portugalia.
Sipas të dhënave, në vitin 1990, larg Shqipërisë ishin 5 përqind e popullsisë. Në vitin 2000, përqindja kërceu në 21 përqind dhe më pas në vitin 2015 mbërriti në 28 përqind.
Të dhënat
Bosnja- 30 përqind emigrantë- 1.650.000
Shqipëria- 28 përqind emigrantë- 1.120.000
Xhamajka- 28 përqind emigrantë- 1.070.000
Armenia- 25 përqind emigrantë- 940.000
Kazakistani- 22 përqind emigrantë- 4.080.000
Siria- 22 përqind emigrantë- 5.010.000
Trinidad- 22 përqind emigrantë- 360.000
Maqedonia- 21 përqind emigrantë- 520.000
Portugalia- 20 përqind emigrantë- 2.310.000
Ndërkohë të enjten u publikuan gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2016.
Sondazhi u prezantua në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Sipas sondazhit, shqiptarët janë ndër njerëzit më optimistë në rajon në lidhje me pritshmëritë e tyre nga procesi i integrimit evropian dhe përfitimet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE.
81% e të anketuarve shqiptarë besojnë se anëtarësimi në BE është një e mirë gjë, ndërkohë që në Evropën Juglindore (EJL) kjo shifër është pothuaj gjysma ose 39%.