Veliaj flet per Bulevardin e ri dhe stacionin e trenit edhe hotel Dajti ne planet e tij

Veliaj flet per Bulevardin e ri dhe stacionin e trenit, edhe hotel 'Dajti' ne planet e tij

Në një intervistë ndryshe, për “A1 Report”, kreu i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë të ditur se ato që tha gjatë fushatës nuk do jenë thjesht premtime elektorale, por angazhime konkrete që do synojë t’i bëjë realitet gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i kryeqytetit.

Ai ka konfirmuar projektet e tij për Bulevardin e ri sipas projektit fillestar, kthimin e stacionit të trenit brenda qytetit, krijimin e tri terminaleve të autobusëve të rretheve, dyfishim të linjave të autobusëve, realizimin e një studimi për qendrën e Tiranës. Sa i përket Unazës së Madhe, ai theksoi se do përfundojë brenda këtij viti segmenti deri te Shkolla Teknologjike.

Edhe Hotel “Dajti”, pronë e Bankës së Shqipërisë, është vënë në fokus të projekteve të kryebashkiakut të ri, për të cilin ai tha se do shërbejë për zare për BSH-në dhe holle për publikun. Riaktivizimi i tregjeve të qëndrueshme dhe eliminimi i tregtarëve të rrugës që bllokojnë thuajse të gjithë trotuaret do të jetë një nga qëndrimet e Bashkisë së re të Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt.

Duke folur për tregjet, ai tha se hapësirat e tyre të ofruara nga Bashkia e Tiranës nuk përdoren, pasi tarifat e Bashkisë kanë qenë shumë të larta dhe çdokujt i interesonte që të paguante më lirë policin bashkiak se taksën. “Në momentin që dikush krijon parkimin e vet e s’paguan as taksa, ky qytet nuk funksionin.

Në të ardhmen nuk do të kemi hapësira të zëna si ky parking. Do të krijojmë hapësira për tregje. Ne kemi hapësira për tregjet, por problemi që ndodh me këto hapësira është se nuk i përdor njeri, se u bie më lirë të paguajnë policin bashkiak sesa taksën e Bashkisë. Duam që kjo të ndryshojë, nuk mund të ketë një hapësirë ku mund të shitet kudo”, – u shpreh Veliaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama