22 dyqane, 10 apartamente/ Apeli lë në fuqi sekuestron e 3 milionë eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
13 Qershor 2024
Nga Edison Vatnikaj.
3.1 milion euro pasuri mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze e Oltion Bistrit duhet të qëndrojnë të sekuestruara.
Ky ishte vendimi i Apelit të Posaçëm ndaj ish-drejtorit të operacinales i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’.
Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.
Në total janë sekuestruar prona
➢ 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);
➢ 10 – Apartamente;
➢ 1 – Vilë;
➢ 1 – Truall;
➢ 1 – Garazh;
➢ 1 – Automjet.