31 Maji 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

Në faqen e Presidencës turke janë publikuar fotografitë e takimit, ndërkohë Kurti kishte  njoftuar më herët për vizitën e tij në Turqi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, e gjithashtu edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

“Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, ku ofrohet mundësia për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Siç është raportuar nga mediat turke, takimi midis Kurtit dhe Erdoganit ka qenë i mbyllur për media dhe ka zgjatur rreth dy orë.