Altin Goxhaj: – Kjo që kemi ne është qeveri kuislinge, është qeveri e armikut, Serbisë, Greqisë, Soros, të cilët kanë plan të na përzënë ne.
30 KORRIK 2022
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se ka një plan për të përzënë shqiptarët nga
Shqipëria.
Në një intervistë televizive Goxhaj tha se pasuria e Shqipërisë do të gëzohet nga një grup njerëzish, ku
oligarku është George Soros.
Altin Goxhaj: Plani i tyre është që duke na përzënë ne, duke na i bërë jetën të pamundur, kjo pasuri e
pafundme e Shqipërisë, do të ketë nevojë për punëtorë, për skllevërit e tyre. Kjo do të jetë një pasuri e
jashtëzakonshme. Kjo pasuri do të gëzohet nga një grup njerëzish bashkë me ca të huaj, ku oligark kryesor
është George Soros.
Sipas tij është planifikuar që ekonomia e Shqipërisë të shkatërrohet nëpërmjet PPP ndërsa tokat të grabiten,
nëpërmjet investitorëve strategjikë.
Altin Goxhaj: Kjo agjendë nuk është fantazi, ka dokumente që vërtetojnë se si Soros, ka planifikuar në
2013 se si do të shkatërrohet ekonomia e Shqipërisë, nëpërmjet PPP, se si do grabiteshin tokat e
shqiptarëve nëpërmjet investitorëve strategjikë.
Goxhaj tha se qeveria jonë kuislinge është qeveri e armikut, që sipas tij janë Serbia, Greqia e George Soros.
Altin Goxhaj: Kjo që kemi ne është qeveri kuislinge, është qeveri e armikut, Serbisë, Greqisë,
Soros, të cilët kanë plan të na përzënë ne.
Më tej ai shtoi se: Objektivi ynë është që të ndalojmë të keqen. Nëse unë do isha Avokat i Popullit
do të isha mburoja më e fortë kundër presionit qeveritar. Do isha pjesë e frontit. E rëndësishme është
se nëse bëhemi shumë, dhe i bindim shqiptarët se kemi armikun lartë, atëherë do të sillen në mënyrë
armiqësore siç sillet armiku.