
Bamir Topi për akuzat e Ramës ndaj SPAK: – O je i paaftë për të kontrolluar ekipin, o je bashkë me ta
22 Shkurt 2025
Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se SPAK nuk duhet të guxojë të prekë telefonin e tij.
I ftuar në një emision televiziv Topi tha se deklarata e kryeministrit vjen pas një situatë psikologjike jo të qëndrueshme dhe në një kohë jo të mirë, pasi sipas tij, Rama s’mund të jetë i qetë me atë që po ndodh në kampin e tij.
Ish-kreu i shtetit u shpreh skeptik sa i përket qëndrimeve të Ramës për hetimet ndaj bashkëpunëtorëve të tij, që sipas Topit, lidhen patjetër me pozicionin e kryeministrit.
“Ai shikon që hetimet lidhen patjetër me pozicionin e tij, sepse kur bashkëpunëtorët po hetohen për shumë afera, si është e mundur që i pari i punës të jetë jashtë këtyre aferave”, tha Topi, ndërsa theksoi se ky është momenti kur duhet të pranosh njërën nga të dyja, se “O je i paaftë për të kontrolluar ekipin, o je bashkë me ekipin.”
Topi: Deklarata e Ramës vjen nga situate psikologjike jo e qëndrueshme, jo e mirë. Ai nuk mund të jetë i qetë me atë që po ndodh në kampin e tij.
Ai shikon që hetimet lidhen patjetër me pozicionin e tij, sepse kur bashkëpunëtorët po hetohen për shumë afera, si është e mundur që i pari i punës të jetë jashtë këtyre aferave.
Ai thotë që është jashtë, por duhet të pranojë tjetrën, që je totalisht i paaftë për të administruar një ekip që vepron jashtë teje ndërkohë që ti je i pari tyre.
Është momenti kur duhet të pranosh njërën nga të dyja, unë nuk e di cila është. O je i paaftë për të kontrolluar ekipin, o je bashkë me ekipin.