“Çmendet” moti në Tiranë, stuhia me reshje shiu e breshër
13 Shtator 2024
Furtuna ka përfshirë kryeqytetin mesditën e kësaj të premte Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët shiu i furishëm ka rënë në Tiranë i shoqëruar dhe me erëra të forta dhe breshër.
Metorologët paralajmëruan më herët se reshjet e shiut pritet të jenë prezente përgjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit dhe se hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.