
DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn (Xhaferri) dhe të tjerë ndihmuan në uzurpimin e një trashëgimie shekullore myslimane
24 Prill 2025
Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të qytetit, “Syri i Tiranës”. Kullë e cila po ndërtohet nga Armand Lilo, i shumëpërfolur për lidhjet e tij me socialistin Fatmir Xhafaj.
Por pak e dinë se mbi çfarë trualli është ndërtuar kjo ndërtesë: mbi pronën vakëf të Komunitetit Mysliman Shqiptar, një pronë e shenjtëruar dhe e paprekshme sipas Kushtetutës, ligjeve kombëtare dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut
Një skemë e qartë uzurpimi – e firmosur nga njerëz me pushtet
Në qendër të këtij skandali del emri i Mirlinda Xhaferrit, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka pasur një rol kyç në legalizimin dhe më pas në shitjen e kësaj prone vakëf.

Me bashkëpunëtorë të paidentifikuar brenda institucioneve, prona me nr. 221, datë 20.03.1919, që i përkiste vakëfit të xhamisë së Karapicit është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.
Ligji është i qartë, por gjykatat nuk duan ta shohin.
Neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe Protokolli nr. 1 i KEDNJ-së e mbrojnë qartësisht pronën private dhe fetare nga uzurpimi. Por vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, në kundërshtim me çdo provë arkivore dhe statut të Komunitetit Mysliman të vitit 1929, i dha të drejtë legalizimit të pronës së tjetërsuar.
Gjykata u bazua në një interpretim të rremë të nenit 40 të Statutit të Komunitetit Mysliman, duke anashkaluar plotësisht faktin se vakëfet e teqeve nuk administrohen nga shteti, por nga vetë komunitetet.
Provat që nuk mund të injorohen
Në një dokument të arkivit shtetëror (A.Q.Sh., Fondi 882, Dosja 20), prona në fjalë nuk rezulton asnjëherë si pjesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por si truall varrezash vakëf që nga viti 1919.
Për më tepër:
Në regjistrin e hipotekës figuron si “Varrezat e Jevgjve”.
Në një tjetër regjistrim është shënuar si vakëf i “Xhamisë Sheh Zeles”.
Në një tjetër, kjo pronë sipas tapisë 221, dt. 20.3.1919 rezultojnë varrezat e Adem Idrizit, e shtetëzuar më pas.
Të gjitha këto prova janë shkruar me dorë në dokumente zyrtare arkivore, por janë injoruar nga gjyqtarët dhe noterët që kanë mundësuar legalizimin dhe ndërtimin.
Një pasuri kolektive e shndërruar në beton
Ajo që dikur ishte një truall fetar dhe historik, është shndërruar sot në një aset milionash, duke i hequr komunitetit mysliman jo vetëm një pronë, por edhe një pjesë të identitetit dhe trashëgimisë së tij kulturore.
Kjo ndodh ndërkohë që prokuroria dhe SPAK-u heshtin.
Thirrje për drejtësi
Ky nuk është një rast i zakonshëm. Bëhet fjalë për një grabitje të organizuar, të mbështetur nga zyrtarë, noterë, dhe gjykatës të korruptuar. Emri i Mirlinda Heirdon (Xhaferrit) është vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti që duhet hetuar pa kompromis. /Marrë nga “CNA.al”