Erion Veliaj ia mbath nga Bashkia me kapuç në kokë dhe valixhe në dorë, frikë nga SPAK apo protesta?
23 Dhjetor 2024
Nga Edison Vatnikaj
Teksa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është duke u marrë në pyetje lidhur me hetimin e pasurisë së familjes Veliaj, ky i fundit ka dalë nga bashkia.
Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij që e përdor në vend të biçikletës sa herë nuk ka kamera.
Ajola Xoxës dhe Veliaj iu kontrollua shtëpi, si dhe zyrat e Harabelit 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës.
Tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Oranews