Kisha e Shën Sotirit (Cveti Spass) ne Kercishte. –
Kisha e Shën Sotiri ( Cveti Spass) eshte në qendër të fshatit Kërçisht të komunës Maqellarë.
Kjo kishë frekuentohet vetëm nga ish banorët e fshatit Kërçisht, që sot jetojnë në Maqedoni, të cilët vijnë për të kryer ritet fetare.
Kjo kishë ka ndërtim të thjeshtë pronaus-naus-abside, dhe ka vetëm një dritare në mes të absidës. Në mure ruhen afreske që janë dëmtuar, me përmasa 7m x 3.2m. Muratura është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç e gelqere.
Çatia është muratosur dhe mbuluar me rrasa guri . Kjo kishë është 700 vjeçare. Sikurse kisha e Shën Dhimitrit.
Kisha është shpallur monument kulture në vitin 1970.