31 Gusht 2022

Shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, avokati Spartak Ngjela e sheh një

vendim të marrë në kushtet e flagrancës.

Ngjela: Nuk e dimë shkakun duhet ta gjejë gazetaria. E papritur u duk, 9 muaj ka. Por ka ndodhur një gjë

flagrante, se kundër Ramës, se kundër këtij…

Gazetarë të kronikës kanë shkruar se shkak i shkarkimit janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ja ka dorëzuar

policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar në kuadër të hetimit për dosjen e incineratorëve dhe që sipas tyre

Rama ka kërkuar shtyrjen në kohë të ekzekutimit. Këtu duket se ka nisur dhe përplasja.

I ftuar në një intervistë televizive, Ngjela thotë se vërtetësia e këtij lajmi do të ishte shumë e rëndë por është

mosbesues.

Ngjela: Kjo është e rëndë, duhet të ishte shprehur SPAK. Nëse ky nuk respekton urdhër-arrestet e SPAK që

është superfuqi sot, arrestohet ky. Nuk do t’ia dijë SPAK. Ka marrëdhënie juridike mes SPAK dhe policisë

por SPAK ka dhe forcat speciale për arrestet. Urdhër-arrestet e SPAK nuk ka forcë ti ndalojë. Nuk besoj se

është kjo por po të jetë është shumë e rëndë.

Por deri te shkarkimi i sotëm i Nanos pati shumë zhurmë dhe pikëpyetje mbi vërtetësinë e lajmit, apo faktin

nëse u dorëhoq apo u shkarkua.

Ngjela: Këto ndodhin, do të thotë se Rama nuk ka dashur ta shkarkojë por mund të jetë një detyrim politik

ose mund të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla këta japin dorëheqjen, fakti që nuk e ka

dhënë ka mundësi  që Rama dhe Ministri i Brendshëm i kanë kërkuar dorëheqjen, ky nuk ka pranuar. Ata e

kanë lënë për njëfarë kohe. Çështja është agravuar më shumë dhe e kanë pushuar. Kjo do t’ju dalë, mbajeni

mend.

Avokati ka komentuar edhe reagimin e Ambasadës amerikane për largimin nga detyra të kryepolicit.

Ngjela: Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak

politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej.

Atëherë mund të flisnim politikisht.

I pyetur nëse është lajmi mirë apo i keq largimi i Gledis Nanos nga policia, ai ka këtë përgjigje:

Ngjela: Unë e kam shpresën te SPAK jo policia. Policia nuk është ende në lartësinë e duhur, është e

mbytur nga korrupsioni, SPAK jo. Ne shpresën e kemi te SPAK. Nuk ma ha mendja që ky të ketë lidhje

me mosrespektimin e SPAK.

Gazeta Sot