Me praninë e policëve dhe kundërshtinë e banorëve, vijojnë shembjet në Baldushk
Me praninë e policëve dhe kundërshtinë e banorëve, vijojnë shembjet në Baldushk
16/11/2020
Paraditen e sotme ka nisur shembja e magazinave në fshatin Mustafa Koç të Baldushkut, të Tiranë megjithë kundërshtitë e banorëve të zonës.
Aksioni po kryhet në prani të policisë së shtetit.
Banorët thonë se shembjet po bëhen pa të drejtë pasi ata janë në proces gjyqësor.
“I nxjerrim letrat, por nuk i marrin parasysh. Ato kanë nisur shembjen pa të drejtë. Avokati na thotë mos i lini pasi aksioni është I paligjshëm. “Na morën para si bagëti, zaptuan dhe i hapën rrugë fadromave”
Ata banorë që kundërshtojnë thonë se nuk kanë bërë rezistencë pasi ndihen të pafuqishëm, ndërsa letrat që vërtetojnë se janë në proces gjyqësor janë shpërfillur.
Bashkia e Tiranës mësohet se këto ambiente do i përdorë për ndërtimin e godinave për të strehur të pastrehët e mbetur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Tv OraNews