
Përgatituni për rrebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot
Përgatituni për rrebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews
8 Shtator 2021
Vendi jonë do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje, duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Përsa i përket pasdites, pritet përmiresim i motit, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë dominante në vend.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur 13°C vlera më e ulët në zonat malore dhe deri në 31°C maksimalja përgjatë shtrirjes perëndimore.