9 Shtator 2022

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme ne zonën e turistike të Shëngjinit. Uji ka vërshuar në rruge dhe rrugicat e qytetit turistik.

Kjo situatë është e përsëritur sa herë ka reshje shiu dhe shkak kryesor janë ndërtimet pa kriter, të cilat kanë bllokuar sistemin e kanalizimeve. Uji ka pushtuar dhe katin e parë të një pallati.

Prej orëve të drekës të kësaj të premte i gjithë rajoni i Lezhës është përfshire nga stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Gazeta Sot