![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/04/apollon-bace-770x433-1.jpg?fit=770%2C433&ssl=1)
Përurohet libri “Illyrian World” i arkeologut Apollon Baçe: Koha helenistike është e pastudiuar nga bota
24 Prill 2023
Kultura helenistike u shfaq si një simbiozë e tre përbërësve të botës antike në atë kohë: maqedonase, helene dhe lindore ose orientale.
Kjo periudhë rezulton të jetë nga më komplekset e të pastudiuara dhe për të hedhur dritë, arkeologu Apollon Baçe sjell në anglisht botimin “Ilyrian world”, në të cilën përfshihen arkitektura, ritualet dhe religjioni.
Këtë botim, arkeologu e përuroi mes kolegëve dhe miqve.
Gjatë përurimit të librit, arkeologu Neritan Ceka dhe gazetari Roland Qafoku nënvizuan domosdoshmërinë e këtij botimi, për njohjen e historisë.