19 Nentor 2022

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thekson se “kur kryeministër është Edi Rama qeveria humbet qindra milion euro ne Arbitrazhe dhe te tjera humbje e presin”.

Ai po ashtu shkroi se Kurti i shëptoi buxhetit të Kosovës 30 milionë euro më gjyqin e fituar.

“Kosova me fat me Albinin, Shqipëria ne dite te zezë me Edvinin!

Kur kryeministër është Albin Kurti qeveria e Kosovës fiton gjyqet ne Arbitrazhin ndërkombëtar ne rastin e gjyqit te fituar me Lute Credit duke i shpëtuar Buxhetit 30 milione euro.

Kur kryeminister eshte Edi Rama qeveria humbet qindra milion euro ne Arbitrazhe dhe te tjera humbje e presin.

Me Albin Kurtin i kursehen miliona euro nga taksat e qytetareve.

Me Edi Ramen vetëm grabiten e shpërdorohen miliarda euro te taksave te qytetareve.

Kosova me fat, Shqipëria ne hall!

Albini do te thotë qeveri e përgjegjshme.

Edi Rama do te thote qeveri grabitëse e pangopur e djersës dhe taksave te qytetareve”, shkruan Vasili.

Gazeta Panorama