13 Shtator 2024

Kur ka kaluar mesnata e së enjtes mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë me 65 vota abstenim refuzon ta dërgojë kërkesën për shqyrtim të konfliktit të interesit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa opozita i kërkoi Kuvendit të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi deputetët se për këtë çështje do i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion.