Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI
12 Gusht 2022
Publikohet ditën e sotme dokumenti i gjykatës, ku tregon se Ish-Presidenti Donald Trump po hetohet për
shkelje të një ligji federal të njohur si Akti i Spiunazhit.
Urdhri thotë se agjentët janë të autorizuar të gjejnë prova që zbulojnë përpjekjet e Trump për të mbajtur
në mënyrë të paligjshme informacione të ndjeshme që mund të ndihmojnë kundërshtarët amerikanë ose
të shkatërrojnë ose fshehin dokumentet e qeverisë amerikane.
Ja çfarë thotë urdhri që lejoi agjentët e FBI-së të kryenin kontroll në rezidencën Mar-a-Lago:
– Çdo dokument fizik me shenja klasifikimi, së bashku me çdo kontejner/kuti
– Detaje në lidhje me ruajtjen ose transmetimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare ose materialeve
të klasifikuara
– Çdo rekord qeveritar dhe/ose presidencial nga mandati i Trump
– Çdo dëshmi e ndryshimit, shkatërrimit ose fshehjes së vetëdijshme të çdo dokumenti qeveritar
dhe/ose presidencial, ose të ndonjë dokumenti me shenja klasifikimi.